• |
ide | kryesore

Janari rekord i Serie A: Kulusevski blerja më e shtrenjtë

Sport



Dritarja dimërore e merkatos së futbollit është mbyllur tashmë. E për Serie A ka qenë një janar rekord. Në elitën e futbollit italian, në muajin e fundit janë shpenzuar në fakt 294 milionë euro për përforcime. Shifër e cmendur, që bën pluhur numrat e mëparshëm: 157 milionë në 2019, 52 në 2018, 104 në 201, 89 në 2016, 78 në 2015. Numra që nuk janë parë kurrë, me Napoli e Fiorentina “mbretër të dimrit” e Juventus protagoniste e goditjes më të shtrenjtë (Kulusevski) në janar.

Në detaje, skuadra që ka shpenzuar më shumë në janar është Napoli: 95 milionë në total për blerjen e Lobotka, Demme, Rrahmani, Politano e Petagna. Përforcime për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen. E shtyrë nga efekti Commisso, surprizisht, në vendin e dytë është Fiorentina me 88 milionë të investuara për kartonët e Beloko, Cutrone, Duncan, Igor, Kouamé, Amrabat e Agudelo. I treti është Juventus, që ka kryer goditjen më të shtrenjtë të dimrit, duke vënë në tavolinë 44 milionë euro (35+9 bonus) për Kulusevski. Jashtë podiumit Inter, që ka shpenzuar 22 milionë për ardhjen e Eriksen, Young e Moses. Sa i përket Milan, për të përforcuar organikën kanë mbërritur Ibra, Kjaer, Begovic e Saelemaekers, por shpenzimi ka qenë me huazime e parametra zero.

Sa i përket operacioneve në dalje, vendin e parë për janarin e ka Atalanta, që ka inkasuar 45,5 për kartonat e Kulusevski, Ibanez e Mesiello. E ndjek Inter, që ka siguruar 40 milionë nga shitjet e Gabigol, Politano e Lazaro. Ndërkohë Juventus, ka plusvalencën prej 26 milionë falë shitjes së Emre Can al Borussia Dortmund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *