• |
ide | kryesore

“Tifozët juventinë bëjnë mirë që janë të nervozuar”: Sarri sqaron deklaratat e tij ‘napoletane’

Sport



Merkato nuk ka sjellë fytyra të reja tek Juventus, majde, pas shumë tratativash, lëvizjet e vetme kanë qenë në dalje. Bardhezinjtë rinisin në kampionat pas shumë polemikave për humbjen e pësuar në Napoli: “Frazat e mia janë keqkuptuar – ka komentuar Sarri -, është e qartë se kam afeksion ndaj grupit që kam patur tek Napoli. Tifozët bëjnë mirë që janë të nervozuar, por për rezultatin e përfaqësimin zhgënjyes”.

Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, ka folur pikërisht mbi këto situata në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Fiorentinën, duke u ndalur mbi polemikat e Napolit: “Nga polemikat unë di pak. Më duket e çuditshme të instrumentalizosh një fjali nga një budallallëk dhe një banalitet si ajo që kam thënë. Është e qartë që unë kam mbetur i afeksionuar nga një grup dhe nga djemtë që pastaj më kanë lejuar të arrij tek Chelsea përpara dhe, më pas, tek skuadra më e rëndësishme në Itali. Tifozi juventin fitohet me rezultate”.

Më pas shton: “Tifozët ishin me të drejtë të zemëruar sepse kemi bërë një rezultat të keq dhe prezantim të shëmtuar. Të humbasësh një ndeshje në këtë klub është e rëndë, të humbasësh duke luajtur ashtu është edhe më shumë. Është e drejtë që janë zemëruar, por për rezultatin. Ndeshja në San Paolo? Kemi shkuar duke rënë nga pikëpamja e intensitetit dhe e agresivitetit, edhe pse në periudhën e fundit u dukëm sikur u përmirësuam. Diçka për ta përmirësuar sigurisht që e kemi. Mund të bëhet duke shkuar të rrisim nivelin e vëmendjes nëpërmjet ushtrimit, por nuk është e thjeshtë kur bëhet fjalë për më shumë për reagim mendor, se sa fizik, apo taktik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *