• |
ide | kryesore

Video/ “Atleticos iu vodh një penallti” polemikat në Spanjë i ndez Futre

Sport, Video



Aletico Madrid humbi derbin me Real Madrid, por kontestoi fort për 11 metërsh, kur Morata u rrëzua në zonë, pas ndërhyrjes së corientuar të Casemiro. Polemikat në Spanjë nuk vonuan të shpërthejnë dhe ish-lojtari e trajneri i Atlético Madrid, Paulo Futre e ka cilësuar episodin e pjesës së parë të derbit të kryeqytetit, në të cilin sulmuesi i Atlético Madrid Morata duket sikur përplaset përtokë me faull nga braziliani Casemiro si një vjedhje të hapur ndaj Colchoneros, duke mos e akorduar si penallti.

Për Futre, “faulli për penallti i Casemiro ndaj Morata ishte kaq i madh sa do ta përdorin për sezonin e ri të serialit La casa de papel”, ka shkruar ai në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *