• |
ide | kryesore

Video/ Tre gola në minutën e fundit të pjesëve çmendin Everton: fitorja e 24 e Liverpool

F1, Sport, Video



Për titullin kampion në Premier League, ata që kishin ndonjë dyshim të vogël duhet ta heqin nga mendja, pas pokerit të Liverpool kundër Southampton. Fitorja e 24 në kampionat për të pamposhturit e Jurgen Klopp, që kanë krijuar një humnerë pas tyre me 22 pikë, në pritje të ndeshjes së Manchester City si ndjekësi më i afërt.

Chamberlain e bëri më të thjeshtë punën për Reds, duke thyer rezistencën e një Southampton të organizuar, në minutën e 47’, me një goditje nga distanca. Të shpresoje më pas që Southampton, deri në atë kohë i kujdesur të mos pësonte, të arrinte të përmbyste shifrat ishte e pamundur dhe për ta vulosur mendoi, në minutën e 60’ Henderson. Dygolësh i Salah në minutat 72’ dhe 90’, që vë firmën e tij në suksesin e skuadrës së Klopp, tashmë 73 pikëve.

Buzëqesh Ancelotti pas një fitore mdaj Watford, të arritur në mënyrë të pabesueshme nga Everton, me 10 lojtarë në 20 minutat e fundit: tre gola të shënuar në minutën e fundit të cdo pjese loje, por më e pabesueshme ishte dygolëshi i qendërmbrojtësit Jerry Mina, në minutën e fundit të pjesës së parë. Kolumbiani ka barazuar kështu avantazhin e dyfishtë të vendasve, me Massina dhe Pereira, por gjërat u vështirësuan shumë për Everton kur Delph u ndëshkua me karton të kuq në të 71’, duke e lënë Ancelottin me një lojtar më pak. E atëherë kur nuk pritej, në minutën e 90’ Walcott vendosi ndeshjen me golin e tretë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE

Leicester City 2 – 2 Chelsea
AFC Bournemouth 2 – 1 Aston Villa
Crystal Palace 0 – 1 Sheffield United
Liverpool 4 – 0 Southampton
Newcastle United 0 – 0 Norwich City
Watford 2 – 3 Everton
West Ham United 3 – 3 Brighton & Hove Albion



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *