• |
ide | kryesore

Video/ Madridi vishet i bardhë: Benzema i jep suksesin 1-0 në derbi Real, që nis arratinë

Sport, Video



Real Madrid imponohet në Bernabeu në derbin kundër Atletico e shkëputet në krye të La Liga +6, në pritje të ndeshjes së Barcelonës. Skuadra e Simeone, që kishte diskutuar një pjesë të parë pozitive (duke goditur edhe shtyllën me Correa), bie në fillim të pjesës së dytë (56’) nën goditjen e Karim Benzema, në një asist të Mendy nga e majta. Colchoneros fundosen -13 nga kreu dhe tani rrezikojnë të kalohen edhe nga Valencia e Real Sociedad.

Santiago Bernabeu është në festë, ndërsa Madrid u ngjyros me të bardhë. Real thyen Atletico në një ndeshje intensive, ku skuadra e Simeone u tregua krejtësisht dinjitoze, sidomos në pjesën e parë. Një kthesë e Sergio Ramos përfundoi ngjitur me shtyllën në fillim të ndeshjes; në krahun e kundërt Vitolo impenjoi Courtois me një tentativë që nuk e befasoi belgun edhe pse kaloi mes këmbëve të Varane. Rastin më të mirë Atletico e ndërtoi në të 24’ kur Correa treonditi shtyllën, në një pjesë të parë në ekuilibër.

E dyta fillon menjëherë në favor të Real dhe në të 56’ të besuarit e Zidane zhbllokojnë situatën: gjithcka nis nga një ide fantastike e Vinicius që nxorri të lirë Mendy, krosimi i të cilit ishte i përpiktë për Benzema, që shënoi lehtësisht përballë Oblak. Goli dënoi psikologjikisht Atletico që e kishte të vështirë të tregohej i rrezikshëm deri në fund të ndeshjes. Real Madrid nis kështu arratinë në krye të kampionatin, ndërsa pjesa tjetër e qytetit vazhdon të përjetojë një periudhë të komplikuar me një muaj pa fitore.

https://www.youtube.com/watch?v=kgy7Ox8CaGU



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *