• |
ide | kryesore

Detajet nga krimi në Xhafzotaj/ Vrau me thikë gruan se i ktheu fjalën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi që tronditi sot Xhafzotajn e Durrësit, ku një 45-vjeçar vrau me thikë gruan e tij.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një sherr banal mes çiftit. Burime policore bënë me dije se Manjola Cuku dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit, Lulëzim Cukut, ndërsa ky i fundit ka shkuar deri më marrëzi sa ka marrë thikën nga kuzhina dhe ka goditur nënën e 3 fëmijëve të tij të mitur.

Nga plagët e marra në organet jetësore 33-vjeçarja ka humbur jetën.

Ceremonia mortore e 33-vjecares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje në Dibër. Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut, duke mbyllur banesën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin.



1 Comment

  1. O Zot ci duan tre Kate po’ bej nje shtepi te thjeshte e nero rehat me gru e femijet mos u bej Rob i punes e Ken jeten e familjen mbas dore.
    Mos shiko gjykatesit e politikanet se atai Kane me djersen e bythes.
    Gjithsesi ky Rob Ka vra veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *