Homazh për Kobe Bryant nga ana e Neymar Junior. Gjatë nxemjes para ndeshjes së kampionatit francez kundër Montpellier, kampioni brazilian i Paris Saint Germain ka kujtuar legjendën e NBA, që u nda nga jeta gjashtë ditë më parë, së bashku me të bijën, në një aksident ajror tragjik në moshën 41 vjecare. Flokë të kuq për O’Ney e fanellë speciale e pariseinëve me numerin 24: atë të Bryant.
Në fushë, Psg shkatërron Montpellier në një sfidë për pjesën e lartë të renditjes në Ligue 1, që në realitet rezultoi një shëtitje për kryesuesit e kampionatit. Përfundoi 5-0 për kryeqytetasit: shënuan Sarabia (8′), Di Maria (41′), Mbappé (57′) e Kurzaëa (65′), midis ishte edhe autogoli i pafat i Congre (44′).