• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta kitaristi i ‘Gang Of Four’

Paparazzi, Slider



Andy Gill, kitaristi I grupit post-punk Gang Of Four, është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Lajmi i hidhur vjen dy muaj pasi grupi mbylli një tur botëror me rastin e 40-vjetorit të krijimit. Lajmin e ka konfirmuar vetë grupi muzikor. Gill konsiderohej nga anëtarët e bandës si ‘një prej më të mirëve’ dhe “gjeni”.  “Është shumë e rëndë për ta shkruar, por sot vdiq miku i madh dhe lideri ynë suprem”, thuhet në njoftimin e “Gang Of Four”.

Gill ishte i vetmi themelues i grupit që vijonte të ishte ende pjesë e tij. Në 40 vjet, grupi numëron 10 albume, ndërsa vitin që shkoi, me rastin e 40-vjetorit të krijimit banda zhvilloi një turne botëror duke performuar në Japojni, Greqi, Spanjë, Australi dhe Zelandë të re.

Image

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *