• |
ide | kryesore

Një gisht i humb ndeshjen Handanovic: portieri i Inter rrezikon edhe derbin

Sport



Alarm Handanovic në kampin e Inter. Portieri zikaltër është nisur me shokët për në Udine, por është i padisponueshëm për shkak të një problemi në një gisht. Dëmtimi, që nuk është gjë e vogël, rrezikon ta mbajë jashtë jo vetëm për ndeshjen me Udinese, por edhe për derbin. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, në fakt, Samir mund të jetë i detyruar të bëjë pushim për ndonjë javë për të rikuperuar problemin në gisht. Në vend të Handanovic mes shtyllave do të jetë Daniele Padelli, tek Inter prej tre vjetësh, por me zero prezenca në Serie A.

Pa Lautaro Martinez, të skualifikuar për dy ndeshje, Conte rrezikon të humbasë edhe sigurinë Handanovic për ndeshjen e madhe me Milan. Një problem më shumë për teknikun që sheh ti komplikohen planet për të ndjekur Juventus. Herën e fundit që Handanovic kishte munguar në një ndeshje ka qenë 28 maj i 2017 (Inter-Udinese 5-2) e tani i takon Padelli të mbrojë portën zikaltër. Një situatë e komplikuar sepse që kur është tek Inter, Padelli ka luajtur vetëm dy ndeshje, në 1/8 e Kupës së Italisë: Inter-Pordenone 5-4 pas penalltive në 12 dhjetor 2017 e Inter-Benevento 6-2 në 13 janar 2019.

Emergjenca portierë në kampin e Inter nuk përfundon këtu. Përvec Handanovic, Conte nuk mund ti besojë as Berni, të skualifikuar për dy ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq nga pankina kundër Cagliari. Kjo situatë i ka detyruar zikaltrit të kthejnë sytë nga të rinjtë. Për transfertën në Friuli është grumbulluar edhe Filip Stankovic, djali i Dejan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *