• |
ide | kryesore

“Nuk jemi këtu që të na vjedhin”: presidenti i Atletico Madrid i tërbuar me Cavanin

Sport



Edinson Cavani tek Atletico Madrid: tratativa dukej e kryer e ndërkohë u hodh në erë. Skuadra e Simeone, që shpresonte të mirëpriste Matador, në fund është dorëzuar përballë kërkesave të larta të stafit të lojtarit e të Psg. Një situatë që ka tërbuar presidentin e colchoneros, Enrique Cerezo, që ka shpërthyer në akuza: “Është i turpshëm raporti që disa lojtarë kanë me menaxherët e me të afërmit e tyre. Merkato tashmë është e fryrë, por nuk jemi këtu që të na vjedhin”.

Deklaratat e numrit 1 të Atletico Madrid, pas derbit të humbur kundër Real, kanë ndezur një seri polemikash dhe përgjigja ka ardhur nga menaxheri e vëllai i lojtarit, Walter Guglielmone, që ka ironizuar për mikrofonët e Cadena SER: “Kush është Enrique Cerezo? Unë nuk e kam parë kurrë në këtë muaj tratativash, nuk e di as cfarë roli ka”.

Menaxheri mendon për më tepër se Atletico i detyrohet shpjegime tifozëve të tyre: “Duhet ti thonë të gjithëve përse Cavani nuk erdhi. Edinson ishte i gatshëm të merrte më pak para në krahasim me Psg. Atletico nuk e mori përsipër gjithë koston e lojtarit dhe francezët nuk donin të ulnin pretendimet e tyre. Nëse do të ishte për para, Edinson do të kishte shkuar në Angli tek Manchester United apo Chelsea”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *