• |
ide | kryesore

Përplasjet brenda LDK, reagon Vjosa Osmani

Lajme, Të fundit



Pas lajmeve për përplasje brenda LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar publikisht. Në një reagim në rrjetet sociale ajo thotë se e mirëpret formimin e qeverisë së re.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Krijimi i institucioneve asnjëherë nuk ka qenë një punë e lehtë dhe një proces i thjeshtë. Kjo komplikohet edhe më tepër kur krijimi i institucioneve nënkupton edhe ndryshim të epokave. Që nga fillimi jam angazhuar pa asnjë interes personal për të bërë realitet koalicionin LDK – LVV, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse ky ishte vullnet qytetar.

Ky ka qënë edhe obligim të cilin e kam marrë prej mbi 200 mijë votave që i mori LDK në zgjedhjet e fundit. Kjo ishte një porosi e qartë për mua dhe për partinë që të ndryshojmë vendin. Marrëveshja që është nënshkruar sot në mes të kryetarit Mustafa dhe kryetarit të LVV’së Kurti ishte një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Ata ka muaj që po e pritnin një marrëveshje të tillë.

Ngjarjet që rrjedhin jo gjithmonë janë pikërisht sic i kemi paramenduar. Por, sido që të jëtë, asnjë lindje nuk është e lehtë. Këtë e dimë më së miri ne që jemi nëna. Nuk është e lehtë as lindja e ndryshimit. Rrugës do të hasim në vështirësi, me të cilat duhet të merremi, kundër të cilave duhet të luftojmë. Sa më shumë që do të luftojmë ne aq më shumë do të hasim në rezistencë. Mirëpo rrugë tjetër nuk ka. Deri në fitore.

Qytetarët kërkuan dhe përcaktuan bashkimin tonë. Dhe si çdoherë, na treguan e trasuan rrugën e drejtë. 6 tetori, për mua, ishte dhe mbetet vullnet që nuk shkelet; me asnjë kusht e asnjë çmim. Shumë mund e përpjekje u bënë për të na ndalur e perqarë.

Por shumë më i madh ishte vullneti ynë për të jetësuar kërkesën për ndryshim. Dhe tani, ua kemi borxh qytetarëve, e të gjithë atyre që nuk hoqën dorë nga besimi në ne, që fjalën e dhënë ta jetësojmë deri në fund. Nesër do t’i themelojmë institucionet e reja. Do t’i marrim përgjegjësitë e reja. Nuk ka asgjë që na ndalë” – shkruan Osmani në Facebook.

Sipas medieve të Kosovës ajo kishte shprehur kritika për mënyrën e ndarjes së posteve në qeveri dhe se vetë kishte refuzuar vendin e kryeparlamentares. Me këtë reagim duket se ajo u ka vënë kapak problemeve të brendshme. Ndoshta për momentin. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *