• |
ide | kryesore

Presidenti i Fiorentinës, stuhi mbi arbitrat: “Jam i neveritur”. Replika e Nedved: “Shko pi një çaj”

Sport



“Jam i neveritur”. Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso është i nervozuar me arbitrin Pasqua e i hidhëruar pas humbjes kundër Juventus. “Në gjashtë muaj nuk kam folur kurrë për arbitrat, por arbitrat nuk mund të vendosin kështu si sot ndeshjet – vazhdoi ai – Juventus është i fortë, nuk ka nevojë të ndihmohet, ta lëmë të fitojë në fushë. Penalltia e parë mund të ishte, por e dyta absolutisht jo. Edhe lojtarët janë të nervozuar dhe të demoralizuar e më vjen keq për ta”.

“Duhet të mbroj skuadrën time. Nuk mund të na trajtojnë kështu – sulmoi Commisso -. Futbolli italian shihet në gjithë botën, këto gjëra i neverisin njerëzit, ashtu si jam neveritur unë. Nëse duan të më gjobisin e paguaj me dëshirë. Nuk vazhdohet kështu, Juventus duhet të fitojë në fushë, jo me këto favore. Sot ndeshja u vendos nga arbitri”.

Akuzave të Commisso i është përgjigjur menjëherë zëvendës presidenti i Juventus, Pavel Nedved. “Po e përdor Juventus në mënyrë të gabuar – tha ceku -. Jemi të bezdisur nga kjo sjellje e që thuhet se fitojmë pa meritë. Nyk ka kuptim që kërkojnë alibi kur luajnë kundër nesh. Commisso duhet të shkojë të pijë një tas caj. E kuptoj që ka dalë nga vetja, por nuk bëhen këto deklarata në të nxehtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *