• |
ide | kryesore

Tatuazhi në gjuhën shqipe i Rita Ora-s

Paparazzi, Slider



Rita Ora ka një dashuri të madhe për tatuazhet dhe sidomos për ata që janë të vegjël dhe detajist. Këngëtarja me origjinë shqiptare numëron disa në trupin e saj, por i fundit është shumë i veçantë për të.

Tatuazhi është në gjuhën shqipe dhe ka një kuptim për këngëtaren e njohur. Ditën e djeshme Rita ka ndarë foton e tatuazhit të saj të ri në Instagram. Ajo ka shkruar në qafë fjalën “zog”, që për të ka një domethënie të veçantë. “Kur isha e vogël nëna ime më thërriste zog, ‘zog i mamit’”, -ka treguar Rita për ndjekësit duke shpjeguar edhe domethënien e fjalës në anglisht. Një surprizë e bukur kjo ka qenë edhe për të ëmën, Verën, e cila ka komentuar se do ta thërrasë “zog” përgjithmonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *