• |
ide | kryesore

Video/ Verona i jep Kumbulla të tharta Milanit: Lazio shuplakë Spal, Atalanta ngec në shtëpi

Sport, Video



Pa Ibrahimovic Milan nuk di të fitojë. Verona e Kumbullës e Rrahmanit ka qenë një digë e pakalueshme për kuqezinjtë edhe pse veronezët luajtën me 10 lojtarë prej më shumë se 20 minutash. Atalanta bllokohet në shtëpi 2-2 përballë Genoa, duke komplikuar objektivin Champions, ndërsa Lazio është spektakolare kundër Spal, megjithëse Strakosha nuk e ruajti dot rrjetën të paprekur i ndëshkuar nga Missiroli.

Milan 1-1 Verona
Pas tre fitoresh radhazi në A, pesë duke llogaritur edhe Kupën e Italisë, Milan frenon e humb rastin ti afrohet Atalantës, të bllokuar 2-2 nga Genoa: me Veronën në San Siro përfundon 1-1 e Faraonit i përgjigjet Calhanoglu, në ndeshjen e dytë radhazi në gol, por pa Ibrahimovic aty përpara kuqezinjve i mungon shkëndija. Rebic nuk kishte instiktin e ndëshkuesit të daljeve të fundit, ndërsa Leao nuk shkon më shumë se një e majtë e rrezikshme në fund të ndeshjes: Pioli, në superioritet numerik për më shumë se 20 minuta, provoi edhe Saelemaekers e Daniel Maldini, në debutimin në Serie A, por nuk shkoi më shumë se barazimi. Rezultat i merituar nga të besuarit e Juric, që shkoi pranë surprizës me dy shtylla.

Atalanta 2-2 Genoa
Operacioni parakalim (ndaj Romës) dështoi, sepse Atalanta barazoi 2-2 me Genoa, duke u ngjitur në vendin e katërt me pikë të barabarta me verdhekuqtë: në Bergamo shënuan Toloi (13′) e Ilicic (35′) nga njëra anë, Criscito me penallti (19′) e Sanabria (33′) nga ana tjetër. Atalanta shkon kështu në kuotën 39 pikë në klasifikim, ndërsa Genoa mbetet me 16.

Lazio 5-1 Spal
Me fitoren e shtatë radhazi në shtëpi, Lazio ngjitet në vendin e dytë dhe pret rezultatin e Inter në mbrëmje në Udine. Makina e golave e bardhekaltërve fshin menjëherë cdo zhgënjim për mungesën e ardhjes së Giroud. Dygolëshat e Immobile e Caicedo sigurojnë tre pikët kundër Spal që në pjesën e parë. Skuadra e Semplici (tani e fundit në renditje) vuan diferencën teknike me kundërshtarët, që kanë arritur në rezultatin e 16 pozitiv radhazi. Në pjesën e dytë, Lazio rrumbullakos fitoren me golin e parë në Serie A të Adekanye. Goli i Missiroli vetëm sa i prish Strakoshës objektivin për ta ruajtur portën të paprekur.

ITALY – SERIE A

Juventus 3 – 0 Fiorentina
Milan 1 – 1 Verona
Atalanta 2 – 2 Genoa
Lazio 5 – 1 SPAL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *