• |
ide | kryesore

(VIDEO) Krim i rëndë në Durrës, burri vret me thikë gruan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 45-vjeçar vrau sot me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit, rreth orës 23:55.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Lulzim Cuku, baba i tre fëmijëve, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij, konkretisht Manjola Cukun, 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Po ashtu mësohet se autori, i cili punon si roje në një biznes, fill pas krimit është larguar nga banesa dhe në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *