• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku shemb Udinesen: Eriksen nuk shkëlqen, por Inter ndjek Juventus

Sport, Video



Inter mposht Udinese, mbetet në ndjekje të Juventus e mban akoma dy pikë larg Lazion, në pritje të rikuperimit të së mërkurës të bardhekaltërve kundër Veronës. Në Dacia Arena përfundon 2-0 për zikaltrit, falë dy golave të Lukaku. Inter nisi i vendosur me Esposito që provoi reflekset e Musso, por me kalimin e minutave Udinese u rrit në lojë. Eriksen nuk u fut kurrë në lojë, ndërsa në kundërsulm bardhezinjtë i krijojnë vështirësi Padelli. Debutuesi në kampionat ia doli mirë kundër De Paul e Mandragora, ndërsa e shpëton Young në goditjen e Larsen në të 38′.

Shansi për zikaltrit erdhi me rifillimin e lojës: Musso grushtoi konkluzionin e Young, Sema largoi topin keq e Esposito nga fare pranë humbi mundësinë më të mirë për avantazhin. Por është vetëm një episod sepse në pjesën e dytë Inter nuk bën shumë. Conte shkund të tijtë me futjen e Brozovic e Sanchez e pikërisht nga kroati nis aksioni për avantazhin e zikaltërve me Lukakun që i vetëm me portierin nuk gabon.

Udinese u zbilancua e rrezikoi menjëherë të pësonte të dytin, me Musso që këtë herë ndali Lukakun. Por Inter tani ka në dorë lojën dhe Sanchez fitoi një 11 metërsh që Lukaku e transformoi me siguri. Inter ngjitet tashmë në kuotën e 51 pikëve, tre më pak se kryesuesit e Juventus, ndërkohë që Lazio me 49 shpreson të bëjë parakalimin të mërkurën.

https://www.youtube.com/watch?v=dMY2Dh9JMgE



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *