• |
ide | kryesore

VIDEO/ RAI3: Si po i marrin narkotrafikantët tokat në bregdetin e Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Televizioni prestigjioz italian “RAI3” vijon t’i kushtojë kronika trafikut të drogës në vendin tonë.

Në kronikën e fundit të transmetuar, “RAI3 flet për historinë e aktpronësie në bregdetin e Vlorës, ku përfshihet edhe një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL.

Në kronikë thuhet se ish-gjenerali italian, pas daljes në pension, është drejtues i një shoqate kulturore italiane që operon në vendin tonë dhe se kësaj shoqate i janë dhuruar mijëra metër katrorë tokë në bregdetin e Vlorës.

Kronika e transmetuar nga “RAI3”:

Ky dokument është një akt pronësie e dhuruar prej 30 mijë hektarë në një nga vendet më të bukura të bregdetit të Vlorës, një vend shumë i mrekullueshëm me turizëm gjithnjë e në rritje. Ai që përfiton nga kjo dhuratë është një fondacion i lindur për të mbështetur shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë e Italisë me emrin vëllezërve Luca .M Eftimiadhi e Marco M. Eftimiadhi që janë larguar nga Shqipëria e sot janë shtetas italianë.

President i këtij Fondacioni është Gjenerali i Guardia Di Finanza që pak kohë më parë ka dalë në pension. Gjëja e çuditshme është se dhuruesi është Artur Shehu, një narkotrafikant i njohur i lidhur me mafian Sacra Corona Unita, i kërkuar për vrasje në Shqipëri dhe që aktualisht ndodhet në Florida.

Kioskën abuzive në plazhin e Vlorës e kujton mjaft mirë Artur Shehu dhe Pëllumb Petritaj i cili ka firmosur për Shehun aktpronësinë e dhuratës për plazhin e Vlorës e i arrestuar pas disa investigimesh mediatike për mashtrim me tokat pikërisht në këtë territor në vitet 2018.

Emrin e Artur Shehut në Prokurorinë e Leces e kujtojnë mjaft mirë.

“Artur Shehu është një person i hetuar nga Prokuroria e Lecces në vitin 2012 e i lidhur me italianin Prodentino Albino, ish-i dënuar, një narkotrafik i njohur me të cilin kishte krijuar marrëdhënie për të riinvestuar parà dhe të Sacra Corona Unita në territorin shqiptar”, thotë prokurori i antimafias së Lecces.

Gazetari italian është vënë në kontakt telefonik dhe me Gjeneralin në pension të Guadia di Finanza që dikur ka qënë dhe Drejtor i Interpol e sot është president i Fondacionit që ka marrë si dhuratë nga narkotrafikanti Artur Shehu 30 mijë hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.

“Si është e mundur që në dokumentin e aktdhurimit janë dy emra mjaft të njohur të botës së krimit. Po për Gjeneralin italian Lisi në atë kohë kur është bërë aktpronësia ata nuk figuronin të tillë. Noteri ka verifikuar aktin e asgjë nuk është bërë në mënyrë të paligjshme në atë terren, thotë ai. E nëse ka gjëra jo të qarta ne jemi pala e dëmtuar.”, thotë gazetari

Familja e Artur Shehut figuron të jetë pronar i gjithë gjirit të Vlorës. Aktepronësie të falsifikuara që po shfaqen në disa gjykata, një histori kjo që meriton qartësi



14 Comments

  1. Sa e dhimbshme. Po na e shqyejne Shqiperine keta bastarde trafikanto-politikane. Deri ne zgjedhje do grabisin edhe ato qe u kane mbetur pa grabitur

  2. Kryeministri Rama duhet ta padisi menjehere RAI3,per prishje imazhi të qellimte të Qeverise
    së “rilindjes”,per ti dhene shkas vendeve antare te BE-se qe jan te lekundur,te pengojn hapjen e
    negociatave ne Mars.RAI3 eshte paguar nga Lulzim Basha sipas Kryeministri Rama,por qe nuk e
    tregon burimin e informacionit.Edvin Escobar D’Rama nuk vret si Berisha,por i detyron shqiptaret
    te largohen ose te vetevriten,afro 200 persona ne Vit.Ne dy vitet e para te qeverisjes se “rilindjes”,
    ka pasur afro 50 vetvrasje,vetem si shkak i largimit te padrejte nga puna.Rama nuk vret,Rama nuk
    eshte kriminel.

  3. Ku eshte -SPAKU-I ”MADHERISHEM”i ketyre monstrave qe na i prezantuan dhe na i promovuan si arma me e fuqishme e drejtesise .Pse nuk i heton keto afera grabitse ,korruptive qe kane bere narko-trafikantet te cilet kane arritur te joshin edhe drejtorin e interpolit duke i dhene te gjithe bregdetin?Apo jane vetem per te ruajtur pa i cenuar keta grabitqare te pa meshirshem te pronave publike dhe ato te te tjereve .

  4. Grazie mille RAI 3. Me mire e bejne punen investiguese te huajt, meqe ketu cdo gje e komandon dhe e tregton mafia apo oligarkia, me vjen mire ti degjoj e mesoj maskaralleqet nga jashte. Biles jane me te besueshme.

    Jo vetem RAI, por publikojani te gjithe mediave shtetrore botrore. Youtube eshte ideal gjithashtu energji e mire per te bere denoncim.

  5. Ja dolen dhe dy lakuriqet kineze me te vjetrit zigur e stalin qe me komentet e tyre bejn qe shpellkaret te masturbohen,rai tre te na tregoje sesi oligarket e italise kane ndryshuar bregdetin italian ne bashkepunim me kryeministrat andreoti da lema prodi dhe ne fund Qefliu me viagra silvio,Rai tre ka filluar luften e turizmit shume italiane te jugut ishin turiste ne brigjet e jugut dhe kjo nuk i pelqen rai tre qe shikohet shume ne jug te italise

  6. Ore ju te lapsit a i dini njesite e matjes? E Dini cdo te thote 30 mje ha , shumezoeni kete me 10000 m katror per nje ha bejne 300000000 m katror osé 300 km katror ora i bie nje siperfaqe me gjatesi 60 km che gjeresi 5km ora i bie qe bregdeti nga Vlora deri ne divjak eshte falur , a jeni ne terzi ?

  7. Mesues!
    Mos u kap me gabimin 30 ha apo 30 mij ha por analizo problemin.
    Mafja e tokave/ droges/ prostitucionit e ka mare peng kete vend.
    Nuk besoj se nuk e kupton!!
    Kanceri Shiptare i kultivuar me bekimin e gjithe klases politike po infekton te gjithe Europen.
    Ate qe te huajt se bene dote 100 vjete me pare me ndarje teritoresh, sot po e bejne duke e bere kete vend strofkull te krimit dhe vend te pa banueshem per Shiptaret e ndershem.

  8. Gjindje pa shkolle o zoti mesues. ky gazetari qe ka bere artikullin do kete bere shkollen e Tucit. Por mus sme shqeteson hiperbolizimi i shifrave sesa fenomeni ku ti zoti mesues dhe te gjithe ne po rrime me duar ne koqe dhe lejojme qe nje pakice kriminale te kete ne doren fatin tone nderkohe qe fati i tyre duhej te ishte ne doren tone.

  9. Jam i lumtur qe eshte ky stacion qe se rrun karin per Edvina e Lali Cica dhe thote ate qe gjithe mediat tona robqire skane koqe per ta bere. Hajt na rrufshi bolet pra

    1. ti je i lumtur sepse e di qe perfitojne duke shfryre mllefin ketu ne internet. njelloje si % stelle ne italia qe perdorin revolten online per tja kthyer ne sherbim personal te oligarkeve dhe hajdutave por qe nen kontrollin e tyre quhen intelektual. e njejta gje edhe ne shqiperi. ngelet duke u qi ne bythe o shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *