• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni gafat që i dhuruan fitoren Tiranës: portieri Frashëri dhe arbitri fundosin Teutën

F1, Sport, Video



Fitorja e shtatë radhazi e Tiranës së Emanuel Egbo dhe këtë herë viktima ishte Teuta, që gradualisht po del nga lufta titull, edhe pse 7 pikë nga kreu janë krejtësisht të rikuperueshme. Bardheblutë kanë fituar 2-1 në Air Albania, në një ndeshje të vendosur nga episodet, duke dënuar një Teutë të mirë, që avantazhin e arritur e humbi nga gafa skandaloze e portierit Frashëri dhe nga kartoni i kuq i ekzagjeruar për Cyrbjen.

Një gol spektakolar i Lorenco Vilës dha iluzionin se durrsakët mund të bënin keq, sidomos po të kesh parasysh se impaktin më të mirë me ndeshjen e pati skuadra e Edi Martinit, që rrezikoi edhe me sulmuesin Kulibali, goditja e të cilit përfundoi jashtë. Mund të ishte në fakt edhe kështu nëse Frashëri nuk do të komplikonte jetën me një gafë katastrofike. Ish-portieri bardheblu ndodhta mendoi se ishte akoma pjesë e kryeqytetasve, duke pasuar topin tek Torassa, që i dha mundësinë Ngo’o të barazonte rezultatin. Portieri proteston për pozicion të parregullt të sulmuesit anglez, por më parë duhet të shohë atë që bëri vetë e që nisi fundin e Teutës në këtë ndeshje.

Në krahët e entuziazmit Torassa kreu përmbysjen me golin e 2-1 vetëm 13 minuta pas barazimit, duke i dhënë të tjera ngjyra sfidës. Ritëm dëshirë dhe agonizëm treguan të dy skuadrat në fushë, por bardheblutë luajtën me sigurinë e një avantazhi të arritur, që i lancon drejt përmirësimit të rekordit të tyre sezonal.

Gjërat mund të shkonin edhe ndryshe, sepse TEuta ishte në lojë dhe provoi në të gjitha mënyrat të barazonte ndeshjen, me inkursione në krahë dhe potencën e Kulibali, që u përpoq të linte gjurmë në këtë ndeshje. Por Teutën e fundosi arbitri Kreshnik Bajramaj, që i tregoi kartonin e kuq Cyrbjes në minutën e 42. Mesfushori vetëm sa preku me gishta Kale, që nuk i dha dorën për tu ngritur, në një gjest aspak kërcënues, por që e la skuadrën e Martinit në inferioritet për më shumë se një pjesë loje.

Triumfi i 7 radhazi, për bardheblutë, mes kampionatit e Kupës, që i ngjit bardheblutë në kuotën e 37 pikëve, vetëm një pas Kukësit kryesues, ndërkohë që diferenca me Teutën thellohet në +6.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *