• |
ide | kryesore

Video/ Var, Ronaldo dhe De Ligt fundosin Fiorentinën: CR7 thyen rekordin e Trezeguet

F1, Sport, Video



Juventus bën tris ndaj Fiorentinës dhe mban në distancë ndjekësit në Serie A. Dy gola me 11 metërsha të vendosur nga VAR dhe një gol me kokë në kohën shtesë nga De Ligt i japin fitoren 3-0 bardhezinjve. Cristiano Ronaldo me dy golat e shënuar në Allianz Stadium e con në nëntë numrin e ndeshjeve ku shënon radhazi, duke thyer rekordin e David Trezeguet, që mbetet në kuotën tetë.

Gjithnjë ai. Ronaldo shënon për të nëntën ndeshje radhazi, duke i cuar rrjetat e tundura me fanellën e Juventus në 50. Mjaftuan dy penallti, për të dominuar një Fiorentina të kujdesshme e që në daljet nga anët e Szczesny ishte gjithnjë e rrezikshme, por që nuk shmangu dot humbjen e parë që kur Iachini është ulur në pankinë.

Në pjesën e parë rastet më të mira ishin pikërisht të skuadrës viola, me një goditje të Pulgar e sidomos me takën e Chiesa e silurën nga distanca të Lirola, dy tentativa që ekzaltojnë reflekset e Szczesny në një formë të shkëlqyer. Shansin më të mirë për bardhezinjtë e krijon Bentancur, që me një goditje të fuqishme impenjon Dragowski. Ndeshja ndryshoi në të 37′, kur goditja e Pjanic përfundoi në dorën e majtë të Pezzella, deri në atë moment një shkëmb në mbrojtje: pas kontrollit me Var, arbitri Pasqua akordoi penallti për bardhezinjtë. Nga pika e bardhë nuk mjafton intuita e portierit viola, Ronaldo nuk gabon për avantazhin 1-0.

Në pjesën e dytë Fiorentina është agresive, por pak konkrete. Në të 63′ është Dragowski që shpëton të tijtë në një ndërhyrje fantastike ndaj Higuain. Juventus rritet, falë një përfaqësimi të jashtëzakonshëm të Douglas Costa i kthyer titullar, e në të 80′ mbërrin një tjetër penallti, këtë herë për faull të Ceccherini ndaj Bentancur. Cristiano është i ftohtë, con në të kundërt Dragowski e firmos 2-0. Në fund vjen edhe goli i 3-0, shënuar me kokë nga De Ligt në zhvillimet e një goditje këndi. Vendi i parë në renditje është akoma i sigurt.

https://www.youtube.com/watch?v=PretZn_GAAk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *