• |
ide | kryesore

Zbulohet puna e parë e Meghan pas largimit nga Mbretëria

Paparazzi, Slider



Puna e parë televizive e Meghan Markle që prej largimit nga familja mbretërore do të jetë në një serial kanadez reality për dasmat e dyta. Meghan do të shfaqet disa herë në “I Do, Redo,” përkrah shoqes së saj të ngushtë, dizajneres nga Toronto, Jessica Mulroney, që është protagonistja e serialit të ri të Netflix.

Sipas burimit të New York Post, që refuzoi të qartësonte në dukesha do të paguhet a jo, paraqitjet e Meghan në serial do të jenë sporadike. Sipas sindikatave kanadeze, pagesa për rolet sporadike në emisionet televizive është 588 dollarë për episod. Seriali me 10 episode “flet për dasmat e para katastrofike të 10 çifteve të përzgjedhur dhe u organizon një dasmë të dytë, atë të ëndrrave.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *