• |
ide | kryesore

Deklarata amerikane, një leje më shumë drejt vendosjes së regjimit

2, Ide



Kushdo që ka pritur se me ardhjen e kryediplomates së re të SHBA në Tiranë njëanshmëria politike e selisë së rrugës së Elbasanit do të ndryshojë, tashmë e ka dhe provën e parë të zhgënjimit. Ambasada amerikane po vazhdon të mbështesë edhe devijimet më antidemokratike të regjimit personal të Edi Ramës.

Ajo, jo vetëm ka reaguar me deklaratë në një ditë pushimi, jo vetëm ka përdorur në komunikimin zyrtar zhargonin e kryeministrit, por edhe i ka dalë në krah, aktit administrativ anti KÇK, që i jep një fuqi antikushtetuese policisë të tij politike, duke anashkaluar prokurorinë dhe gjykatat.

Pavarësisht ndonjë rezerve të fshehur midis reshtave, ajo që mbahet mend është fakti se: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor”.

Lexo më tej Paketa kundër KÇK/ Rama bëhet vetë prokurori dhe gjykatë 

Pyetja e parë që shtrohet pasi ke lexuar këtë fjali është, se ku janë këto përpjekje të intensifikuara: Tek lufta kundër hashashit? Tek “dënimi” i Sajmir Tahirit që gjoja i la të zhgënjyer edhe vetë amerikanët? Tek goditja e dyzet familjeve mafioze apo peshqve të mëdhenj, për të cilët Donald Lu-së i ra goja? Tek të inkriminuarit që kishin kapur parlamentin, apo tek ata që kanë hyrë në bashki? Tek trafikantët e drogës që blenin vota për PS, apo tek ata të cilëve policia u fshihte dokumentat e shpalljes në kërkim nga interpoli?

Pra, nga njëra anë, është tallje e shëmtuar tu evidentosh sot shqiptarëve përpjekjet e intensifikuara të qeverisë për të luftuar krimin, por nga ana tjetër është po aq naive të besosh se ky qëndrim po mbahet me shpresën se Edi Rama dhe banda e tij, do të bëjnë kthesë dhe papritmas do të shndërohen nga bashkëpunëtorë, në ndëshkues të trafikantëve dhe vrasësve.

Personalisht mendoj se ata do e shfrytëzojnë ‘paketën anti KÇK’, me po të njëjtën mënyrë selektive sikurse përdorën vettingun, duke ndëshkuar ata që nuk pranojnë tu vihen në shërbim. Pra si ç’u thanë gjyqtarëve, ‘kush na përkulet ne shpëton’, atë mesazh do ti dërgojnë edhe kriminelëve, ‘kush nuk bëhet krahu ynë i armatosur, humbet përnjëherë pasurinë’.

Por, kjo është vetëm një hipotezë vetjake, që ka shumë pak peshë në panoramën e përgjithshme.

Ajo që ka rëndësi është denoncimi i atyre që luajnë rolin e idiotit të dobishëm duke bërë sikur besojnë se këtë herë Rama e ka me të vërtetë. Në këtë rast ata përdorin argumentin: po ç’të keqe ka të sekuestrohen pasuritë e kriminelëve? Ku është mëkëti, nëse të fortëve dhe banditëve u lihet barra e provës, për të vërtetuar se si i kanë vënë paratë.

Dhe vërtet i shtruar me kaq naivitet, qëllimi duket krejtësisht i pafajshëm.

Por, për ata që kuptojnë pak më shumë, dardha e ka bishtin mbrapa. Sepse pyetja në këtë rast nuk bëhet nëse duhet luftuar apo jo krimi, por nëse i duhet dhënë edhe një pushtet tjetër, ekstraligjor, një autokrati që po abuzon dita ditës edhe me ato që ka.

Të marra veç e veç, të gjitha nismat e Ramës edhe ajo për të reformuar drejtësinë edhe ajo për të disiplinuar mediat e reja edhe ajo për të goditur ekonomikisht kriminalitetin, në letër duken tërheqëse, por në thelb ato përbëjnë një grykësi tashmë të vërtetuar për të asfiskuar çdo segment që e ka jashtë kontrollit. Ai nuk do drejtësi të pavarur, ai do gjyqtarë që ti shërbejnë, ai nuk do media të lira, por gazetarë që të kene frikë, ai nuk do trafikantë të sekuestruar, por banditë që me paratë e drogës blejnë vota për të.

Në këtë pikë edhe sikur këto mos ishin ngjarje të para, por thjeshtë frikëra të pa vërtetuara, një njeriu të vetëm nuk mund ti lihej në dorë pushteti i pakontrolluar për të bërë gjithçka ndaj kujdo. Sepse gjithkush që njeh edhe thjeshtë ABC e demokracicë e kupton se çfarë fundi ka tentativa për të zgjidhur çdo problem përtej kufijve të ligjit.

Natyrisht një gjë të tillë e kuptojnë me siguri edhe ata që kanë hartuar deklaratën e ambasadës amerikane, ku “shpresohet” se qeveria ka vendosur të luftojë krimin.

Padyshim ata kanë motivet dhe qëllimet e tyre se përse e bëjnë një gjjë të tillë. Ato, sado të ulta qofshin, as nuk e ngrenë as nuk e cënojnë fuqinë e ShBA, ashtu sikurse nuk kanë arritur ta bëjë këtë mbështetja që dikur i jepej Pinoçetit në Klili, Ngo Din Diemit në Vietnamin e Jugut, apo Sali Berihës së parë këtu tek ne.

Por, duke ditur këtë, së paku demagogjinë, se po e bëjnë për demokratizimin e vendit le të na e kursejnë. Sepse për ditë e më shumë, shqiptarët, të trembur se diktatura mund tu eksportohej vetëm nga Moska, po zgjohen për ta kuptuar, se ajo mund të vendoset edhe me leje amerikane. Mbështetja apo tolerimi i deri sotëm i çdo mëkati të Edi Ramës është prova më e qartë për këtë.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Bushat me vika shum keq pasi von e ke kuptuar se perse po e leshojn njerzit token dhe meme dheun e tyre, je shum shum prapa zot rrote.

  2. Shume shpejt do te shohim edhe perkrahjen e ligjit te ri “KKT” – “Kap kët’ timin”
    Rrofte miqesia shqiptato-kineze!

  3. Po mir o bushat te lexuam dhe te kuptuam, po c,hyn saliu i par apo i dyte ketu ,saliu ka 7 vite qe ka ikur ,apo nuk te rrihet pa e permendur per ta njehesuar me kete krye bajgen ,se smunde te jete njesoj mjalti me mutin,por ty te kuptohet lehte halli.Me thuaj zotrote cfar te mira i ka bere ky k.m.vedit tend dhe timit ,ka 7 vite qe vetem degedis shqiptaret rri e rri dhe shpik kckera dhe mutra nga goja,nuke e kupton zotrote se cfar impakti kan keto budallaleqe te populli thjeshte,medon dhe shpret shqiptari shkrete si te arratiset nga vendi,pse se fillon kck nga vetja ,nga ministrat ,drejtoret dhe me radhe qe dhe popullit ti kthet besimi,apo i dhemb suma,dhe tjetra gomarin e nxjerr i zoti nga balta dhe jo tjetri ,shqipja jone ka pere boll,hajd tung

    1. Fatkeqesisht per ne si popuĺl , jeni i saktë deri në ekstrem z. Bushati. Kemi ngel si ai veshgjati ne balte duke pritur te zotin qe ta shpetojë .Per sa kohe te plotesohen kerkesat e USA ndaj Shqiperise, ketu do jete ustai qe i ploteson. Do e pesojme si Egjypti , ku amerikanet e mbajten Hosni Mubarakun 30 vjet ne pushtet po perseri ne burg i doli shpirti.

  4. SHKELZEN BERISHA MARTOHET ME ARMINA MEVLANIN ,KURSE ZAGARI MERO GELBAZA MARTOHET ME SPARTAK BRAHON thotë:

    Kjo eshte license to grab& kill ,nje popull te varfer dhe te vuajtur,

  5. Shprehja”idiot I dobishem” eshte e sakte dhe nderkombetare.
    Ne duam te lahemi ne det por pa u qullur.
    A thua Valle qe Amerika eshte socialiste?
    Te gjithe ambasadoret amerikane Jane armiqte e Berishes.
    Per European ,shqiperia vazhdon te jete askushi por Ne duam te behemi dikushi.
    Po presidenti vazhdon rolin e hajdutit
    Patriot.

    1. #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion
      #fuckeuropeanunion #fuck #europeanunion

  6. Mesazhet nga te huajtna jane te qarta prej kohesh, por ne nuk duam te kutojme, sepse jemi popull lakejsh!” Kur e lini nje qeveri te tille tu vjedhe e tu talle, mire ja u ben” thone ata indirket me qendrimet e tyre; kapelja sipas kokes Shqipria do te ndryshoje kur ne shqiptaret te kuptojme se nuk duhet te presim qe ndryshmet ti bejne te huajt apo opoziçka! Duet te jeshe leshko per te kuptuar se gjerat do i rregullojne te huajt sipas sloganit donkishtesk; “se do e rregulloje amerika, sepse ka ka interes tek Shkiperia” Idiotozmi me i madh; Amerika; o vellezer nuk pjerdh per europen mbare jo me per nje province orientale, te prapambetur si vendi yne i vogel! Te dalim rrugeve )pa ndalim deri ne revolucion se vertet duam te mrien e vendit dhe te ardhmen tone! Nuk pritet me ;nuk ka asnje shprese perveç popullit ne proteste pa asnje parti politike ne mes tyre, te cilat ashtu si qeverija, jane tradhetare, e per tu hedhur ne plehra njelloj! Poshte politikuçet e te gjithe kraheve qe shiten rrgullisht tek kryqendra e vjedhjes se vendit; tek mutqeveria e doçit!!!

    1. Me then te drejten kjo fare Amerike dhe kjo fare Europe I kane liruar nenen standarteve demokratike dhe kane toleruar nje autokraci te papare qe nga koha e De Gaullit app e Frankos ne Spanje. Se ku duan te dalin nje zot e di por mbeshtetja e tyre e terthorte s ka bere tjeter vecse ka nxitur dhe inkurajuar Ramen ne perversitetin e vet politik.

  7. Ambasade qe termin banal dhe joligjor e joletrar “KCK”, te shpikur nga nje psikopat i paqendrueshem, e perdor si te mireqene!!!
    Ja ku jemi katandisur!

  8. Z. Bushati sa i perket Usa ajo dihet dhe ju e keni ditur me kohe po ndoshta keni patur nevoje per tu siguruar. Usa nrm qe se vret per popullin thjesht sheh interesa. “Dmth it’s just business”. Mua me shqeteson cfare pazari eshte ne loje. Se psh ti i jep pushtet nje vemje si Edvini dhe mbyll syte para gjithe ketyre skandaleve po imagjino per te mbajt pushtetin cfare mund ti kete ofruar vemja? Une mendoj gjithe Shqiperine ne tave. Dmth po filloj ta besoj ate teorine se kush e do shperberjen e ketij vendi.

  9. amerika e di, se ky vend tallava, do njefare diktature,sepse te gjithe e dime ,se nuk mbahet kjo lloj rrace me demokraci,ne kete periudhe, Edvini i sherben me shume kesaj ceshtje ,dhe Amerikes nuk i rruhet fare per demokraci ,do nje njeri qe ti mbaj zap keta njerez te eger,dhe te mos fusi kembet rusia apo kina nga keto ane …kaq do amerika.

  10. Amerika e kap lepurin me qerre
    Nuk e ndryshon politiken sipas oreksit.
    Amerikanet Kane nje shprehje :
    Sa me lart te ngjitet majmuni AQ me shume i duken te ndenjurat.
    Keshtu qe e pranon zbritjen e majmuneve me te vegjel ne fillim Jo se nuk e di per ketà te medhenjte.
    Po ne jemi nje popull qe shesim nji l’iter qumesht bio 35 leke dhe blejme nje bidon
    400 ml 50 leke.
    Te fala nga katnari

  11. Shume mirë e ke thënë për mashtrimin që bën Rama me iniciativat gjoja pro-ligjit. Është një thënie: “rruga drejt ferrit është e shtruar me qëllime të mira” dhe sy-reptili Rama drejt atij ferri po na çon.
    Sa për të huajt besoj se tashmë shumë e kuptojnë që ata as duan t’ia dinë për ne.

  12. Fatkeqesisht per ne si popuĺl , jeni i saktë deri në ekstrem z. Bushati. Kemi ngel si ai veshgjati ne balte duke pritur te zotin qe ta shpetojë .Per sa kohe te plotesohen kerkesat e USA ndaj Shqiperise, ketu do jete ustai qe i ploteson. Do e pesojme si Egjypti , ku amerikanet e mbajten Hosni Mubarakun 30 vjet ne pushtet po perseri ne burg i doli shpirti.

  13. delet,lopet,gjelat maje plehut nut hajn e derrin komunist edvinin mbajn,madje me shum se mutin enver i cili ju ipte bar.ambasada amerikane ambasad ku dhjehen kinezet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *