• |
ide | kryesore

Armina Mevlani: Nuk do martohem as këtë vit (FOTO)

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme portalet online raportuan se bloggerja Armina Mevlani dhe Shklzen Berisha do martohen këtë pranverë në Itali. Sipas tyre dasma do jetë madhështore me shumë të ftuar nga politika dhe bota e televizionit.

Duke qënë se ky lajm bëri shumë bujë në rrjet, Armina zgjodhi të reagojë nëpërmjet një postimi në Instastory, aty ku tregon se dasma nuk do bëhet ketë pranverë edhe se kur të kenë një datë fikse do e ndajnë me publikun.

“Mediat na kanë martuar dhe ndarë disa herë përgjatë këtyre viteve. Këto kohë kanë dëshirë të na martojnë sa më parë. Doja vetëm t’ju sugjeroj të mos besoni gjithçka që dëgjoni. Sigurisht që do të ketë dasmë. Por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë”, përfundon blogerja duke sqaruar një herë e mirë zërat që qarkullojnë vërdallë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *