• |
ide | kryesore

Commisso sulmon përsëri: “Nuk jam budallai i Amerikës, paguajmë të njëjtat para si Juventus në Federatë”

Sport



Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso e drejtori i përgjithshëm i klubit viola Joe Barone janë takuar në Coverciano me drejtuesit e lartë të Figc e të futbollit italian. Takimi ka ndodhur në ceremoninë për Pankinën e Artë, menjëherë pas polemikave të furishme mbi episodet kontroverse arbitrale të Juventus-Fiorentina që shkaktuar reagimin e rëndë të pronarit të Fiorentinës, në një polemikë në distancë me zëvendës-presidentin juventin Pavel Nedved.

Fiorentina, përmes drejtuesve të saj, ka dashur të shfaqë shqetësimin për atë që ndodhi në Allianz Stadium, pas situatave të tjera të konsideruara kundër në precedencë. “Ka patur episode kundër Genoa, kundër Napoli, kundër Inter, e pastaj kundër Juventus ku shpërtheva: ndoshta duhet të shpërtheja më parë” ka deklaruar kështu Commisso pas takimit me presidentin e Figc Gabriele Gravina. “Unë e dua futbollin italian por Fiorentina duhet të respektohet. Nuk dua favore nga askush, por besoj se qyteti meriton respekt nga të gjithë. Jo më shumë se të tjerët, por njësoj me ta”.

“Inati është akoma, askush nuk na kërkoi ndjesë” ka deklaruar presidenti viola. “As Nedved, as personazhe të tjerë të futbollit. Nuk është vetëm një incident, janë tre katër ndeshje që e pësojmë. Nedved nuk duhej të fliste ashtu, u tregua pa respekt. Nuk dua favore nga askush, por nuk dua të më trajtojnë si budallai që erdhi nga Amerika. Kërkoj respekt, paguajmë të njëjtat para si Juventus në federatë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *