• |
ide | kryesore

“Deklaratë raciste kundër Ngo’o”: Tirana e çon çështjen në komisionin e Etikës

F1, Sport



Tirana-Teuta duket se nuk ka mbaruar ende. Pas 90 minutavë të fushës, në të cilën bardheblutë triumfuan 2-1, tani po luhet në rrjetet sociale e institucione. Klubi kryeqytetas ka replikuar menjëherë pas komunikatës për shtyp të Teutës, ku Michael Ngo’o cilësohej si lojtari me ngjyrë e monstër, duke kërcënuar se do ta raportojë cështjen në Komisionin e Etikës.

Në reagimin e 24 herë kampionëve, deklarata e klubit durrsak është quajtur “raciste dhe aspak etike”: “Respekt për kundërshtarin brenda dhe jashtë fushe. Kjo është përgjigja e vetme për deklaratën raciste dhe aspak etike të Klubit të Futbollit Teuta” – shkruhet në reagimin bardheblu -. “Ftojmë Komisionin e Etikes të marrë në shqyrtim çdo fjalë të shkruar dhe thënë në drejtim të Michael Ngoo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *