• |
ide | kryesore

‘Erdhi Dita’, pas 15 vitesh opozitë Albin Kurti betohet si Kryeministër i Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas disa orëve fjalime të deputetëve, Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re e drejtuar nga Albin Kurti, i Lëvizjes Vetëvendosje.

Me 66 vota pro, asnjë kundër dhe 10 abstenim, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar qeverinë Kurti e cila do ti këtë dy zv/kryeministra dhe 15 ministra.

Koalicioni qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë ndarë pushtetin në mënyrë të barabartë, 6 ministri për VV-në dhe 6 ministri për LDK-në, ndërsa tri ministri do të drejtohen nga minoritetet.

Kabineti i qeverisë Kurti i votuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës:

Avdullah Hoti – Zëvendëskryeministër i parë (LDK)
Haki Abazi – Zëvendëskryeministër i dytë (VV)
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes (LDK)
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë (LDK)
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë (LDK)
Hykmete Bajrami – Ministër për Arsim (LDK)
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme (LDK)
Vlora Dumoshi – Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport (LDK)
Glauk Konjufca – Ministër i Jashtëm (VV)
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë (VV)
Blerim Reka – Ministër i Integrimeve (VV)
Besnik Bislimi – Ministër i Financave dhe Transfereve (VV)
Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë (VV)
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë (VV)
Emilja Rexhepi – Ministre për Administratë Publike
Dalibor Jevtiq – Komunitete dhe Kthim
Ivan Millojeviq – Zhvillim Rajonal



1 Comment

  1. Mjeshter per hajer qofte! Mundohu te na sjellesh ca optimizem edhe per ne te varfrit kendej. Se jemi kthyer ne nje hale-shtet, ku gjithe e kane mendjen te ikin. Mbizoteron rrumpalla dhe pesimizmi!

    Kur mendoj qe edhe kete vit, ekranet do pushtohen nga speciet dykembeshe ngjyre mavi, vvvkkkk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *