• |
ide | kryesore

Filmat ku muzika ka patur sukses

F1, Paparazzi, Slider, Stil



Shumë kryevepra të kinemasë nuk do të kishin të njëjtin ndikim nëse nuk do të shoqëroheshin nga muzika kryesore e filmit dhe këngët e tjera. Por disa kolona zanore, pavarësisht lidhjes me filmin, janë bërë të njohura dhe kanë një tjetër sukses e ndër vite janë mbledhur edhe nëpër CD si kryevepra të muzikës. Ja disa prej filmave dhe këngëve të tyre që kanë lënë shenjë në historinë e kinemasë:

Kill Bill, 1994

Praktikisht e përkryer për të shoqëruar hakmarrjen e Uma Thurman. Filmi shoqërohet edhe nga “Bang Bang” (My Baby Shot Me Down), “Don’t Let Me Be Misunderstood”.

Saturday night fever, 1977

Manifesti zanor i një epoke. Për 24 javë rresht “Stayin’ alive” e “Bee Gees”  ishte kënga që kryesonte klasifikimet ne Amerikë. Një tjetër këngë e grupit në film është edhe “Night Fever”, po ashtu “Disco Inferno” e “The Trammps”.

Blues Brothers, 1980

Këngët e këtij filmi janë cilësuar nga “BBC”-ja si ndër më të bukurat e kinematografisë. Disa prej tyre janë: “She Caught the Katy”, “Gimme Some Lovin”, “Peter Gunn Theme”, “Everybody Needs Somebody to Love”, “Think”, “Sweet Home Chicago”.

The Good, the Bad and the Ugly, 1966

Filmi ka marrë shumë kritika të mira dhe është cilësuar si një shembull ndikues për filmat “Western” dhe një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Kjo falë edhe muzikës së veçantë të Ennio Morricone.

Pulp Fiction, 1984

Për këtë film është bërë një seleksionim i detajuar i këngëve për të shoqëruar imazhet e një prej klasikëve të Quentin Tarantino. Disa prej tyre janë: “Pumpkin and Honey Bunny”, “Jungle Boogie”, “Let’s Stay Together”, “Girl, You’ll Be a Woman Soon”.

Source: Televizion



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *