• |
ide | kryesore

Guardiola i mbyll lojtarët në dhomat e zhveshjes: një orë debat pas humbjes me Mou!

Sport



Liverpool, në këtë sezon, është i një tjetër planeti. E thonë numrat e tregojnë përfaqësimet. Një dorë ia jep edhe fakti që Manchester City ka probleme të konfirmojë atë që kishte bërë mirë vitet e kaluara. Tekniku spanjoll Guardiola megjithatë e ka të vështirë ta pranojë se këtë vit titullin do ta fitojnë të besuarit e Klopp. “Po, janë shumë larg e janë të pakapshëm. Më mirë të përqendrohemi në kompeticionet e tjera e në kualifikimin në Champions”.

Një pranim që ngjan me humbje, por kjo nuk i heq tërbimin spanjollit për mënyrën si po luan skuadra e tij. Sipas asaj që zbulon Daily Mail, pas humbjes me Tottenham Guardiola i ka mbyllur të tijtë në dhomat e zhveshjes dhe kanë dalë jashtë pas rreth 50 minutash. Mjaftueshëm për të sqaruar disa gjëra me skuadrën pas një ndeshje që e mbylli historinë titull të Premier League 2019/20.

Sipas spanjollit nuk ka pasur asnjë përplasje me lojtarët. “I nervozuar me ta? Kurrë, pas një ndeshje të tillë? Po flisja me gruan time e me stafin e disa lojtarë. Por pas një përfaqësimi të tillë, do të ishte një gabim i madh ti thuash atyre se luajtën keq. Ndonjëherë e kam bërë, por jo këtë herë”. Mund të jetë edhe kështu, por mbetet misteri i një mbledhje pas ndeshjes që zgjati shumë më tepër se sa duhet për atë që pretendon spanjolli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *