• |
ide | kryesore

Inter, rebusi Handanovic: rrezikon të humbasë sfidën me Juventus

Sport



Inter që u shfaq në Udine ka treguar se mund tia dalë edhe pa Samir Handanovic, por Antonio Conte prêt me ankth detajet konkrete nga kontrollet mbi dëmtimin në dorë të portierit-kapiten zikaltër. Slloveni – sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport – ka frakturuar gishtin e vogël e rrezikon një ndalesë 3-4 javë edhe se kohët e rikuperimit do të vlerësohen ditë pas dite nga mjekët.

Nëse do të konfirmohen 20 ditët e ndalesës, Handanovic mund të rikthehet në 23 shkurt kundër Sampdorias, në rast të kohëve më të gjata, objetivi është sfida titull me Juventus në 1 mars. Situata është fluide si ka lënë të kuptohet Conte në konferencë shtypi, duke iu përgjigjur pyetjes së angazhimit të numrit 1 kundër Milan të dielën: “Më mirë të flisni me doktorët. Të shohim, janë shtatë ditë për të rikuperuar”.

Ndjesia është që në derbi, Inter do të ketë përsëri Padellin mes shtyllave, edhe pse slloveni është gati të shtrëngojë dhëmbët si tregoi në Udine, kur qendroi në pankinë për të mbuluar skualifikimin e Berni. Sidoqoftë, Inter nuk mendon për ndërhyrje në merkato, edhe pse Viviano është pa kontratë pas eksperiencës me Sporting Lisbona: besim për Padelli, pak durim për Handanovic e Berni-Stankovic (djali i Dejan) në rast emergjence.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *