• |
ide | kryesore

Little Women, historia që e bën të vecantë këtë film

Paparazzi, Slider



Jo March është një njëzetë e diçka vjeçare ambicioze që ka vetëm një synim në jetë: të bëhet shkrimtare. “Dua të shkruaj diçka që s’do të harrohet pasi të vdes,” thotë ajo.

Prandaj ajo i kalon ditët duke redaktuar manuskriptin dhe duke shpresuar se një botues – ndoshta një botues i fuqishëm – do ta pëlqejë. Jo hamendëson se një ditë do të martohet, por e ka planifikuar edhe këtë pjesë të jetës. Do të martohet pas të tridhjetave dhe pasi të jetë bërë e famshme. Vetëm kështu do të mund të dashurohet me dikë.

Sigurisht, jeta nuk u bindet planeve tona dhe Jo këtë e kupton herët a vonë. Ndodhin të papritura, njerëzit largohen dhe ndonjëherë, godet tragjedia.

Fabulën e “Little Women,” me shumë mundësi e dimë të gjithë. Libri është kthyer në film me dhjetëra herë, por versioni i fundit me regji të Greta Gerwig, po përfitet si ndoshta më i miri i të gjitha kohërave. Natyrshëm, duhet ta shihni nëse jeni të dhënë pas filmave të arrirë, por veçanërisht duhet ta shihni nëse keni fëmijë.

Familja March di si të argëtohet dhe gjejnë lumturi te njëra-tjetra. Janë të varfra, prandaj udhëtimet dhe festat nuk futen në këtë ekuacion; katër vajzat dhe nëna e tyre gjejnë gëzim te të qenit familje dhe lumturia në zemër të ritualeve, tradiave dhe rutinës që karakterizon çdo familje. Ato këndojnë pranë pianos, vënë në skenë drama, ulen çdo darkë si familje. Lumturohen për sukseset e njëra-tjetrës. Matriarkja, Marmee March i sheh vajzat e saj si individë. Të jesh prind i katër vajzave s’është gjë e lehtë, por ajo ia del më së miri. Marmee mbështet secilën në sfidat personale: Jo dhe emocionet e saj, Amy dhe vaniteti, dhe Beth dhe ndrojtja. Kur Meg, 16 vjeçe, më e madhja, viziton shtëpinë e një familjeje të pasur, ajo dëgjon se nëna ka në plan t’i mrtojë me burra të pasur. Kur Meg, e zëmërthyer nga çfarë ka dëgjuar, konfronton të ëmën, merr këtë përgjigje të mrekullueshme.

“Bijat e mia, kam ambicie për ju, por jo që të harroheni shpejt – të martoheni me burra të pasur thjesht sepse janë të pasur, apo të keni shtëpi të mëdha që s’kanë frymë familjeje,” thotë Marmee. “Preferoj t’ju shoh të pamartuara ose gra burrash të varfër sesa mbretëresha mbi frone që s’kan respekt për veten apo paqe shpirtërore.”

Në fjalë të tjera, një jetë që jetohet për status dhe jo për dashuri nuk është një jetë e lumtur.

“Little Women” u mëson prindërve t’i lejojnë fëmijët të eksperimentojnë dhe të dështojnë. Në një kapitull të librit, vajzat vendosin që të heqin dorë nga gjithë detyrimet dhe përgjegjësitë për plot një javë. Marmee i lejon, por i paralajmëron: “Kam përshtypjen se do të zbuloni se pushimi pa punë është po aq keq sa punë pa pushim.” Më pas ajo tërhiqet dhe lë gjithçka të marrë rrjedhën e vet. Shtëpia është rrëmujë, ditët nuk kanë fund dhe vajzat s’ndihen mirë. Eksperimenti i bën t’u kthehen punëve me energji dhe zell sepse zunë mend. Marmee i lejoi vajzat të dështonin dhe pikërisht ashtu mësuan.

Me gjithë elegancën e mundshme, libri dhe si rrjedhim filmi, shpalosin një prind që udhëheq me shembull. Marmee, porsi vajzat, kishte mangësitë e saj, por përmes punës me veten dhe përvojave jetësore, i superoi. Ajo u mëson vajzave ç’është dhembshuria dhe e drejta sepse një ditë e mësoi ajo vetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *