• |
ide | kryesore

Pankina e Artë, çmimi special për Mihajlovic: trajneri i shkon trofeu në spital

Sport



Cmimi Special për Sektorin Teknik shkon për trajnerin e Bolonjës Sinisa Mihajlovic, si pjesë e ceremonisë për Pankinën e Artë. E ka tërhequr trofeun në fakt drejtori sportiv kuqeblu Riccardo Bigon. “Ai është kthyer në spital për provat virale – ka shpjeguar Bigon – donte të ishte, kishte shumë dëshirë”. “Në momentin më dramatik të jetës së tij ka kujtuar sa e rëndësishme është të dhurosh e të marrësh dhurata, duke transmetuar tek skuadra dëshirën e tij për të luftuar, duke përballuar jetën ballë për ballë, me shikimin drejt të ardhmes”, këto ishin fjalët e shefit të sektorit teknik të Figc, Demetrio Albertini, që i ka dorëzuar cmimin.

“Shembulli i tij në përballimin e betejës i ka dhënë forcë atyre që po zhvillojnë të njëjtën luftë – ka shtuar Bigon – Me të kemi prekur nga afër rëndësinë e një trajneri në skuadër. I sjell falenderimet e trajnerit të gjithëve. Falenderimi im ndërkohë shkon për stafin e Mihajlovic: në këto vështirësi, kanë bërë një punë të madhe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *