• |
ide | kryesore

Pas Hajrëve Shijakut, OFL sërish nesër në një aksion tjetër

Lajme, Të fundit



Zv.minsitri i Brendshëm, Julian Hodaj ka reaguar sot në lidhje me paketën anti-KÇK, duke thënë se nesër Operacioni Forca e Ligjit do të ketë një tjetër goditje. I ftuar sot emisionin “Open”, Hodaj tha se kjo strukturë po përgatitej prej kohësh, por u vonua ngaqë ra tërmeti.

Zv-ministri foli për fillimin e aksionit të parë të ‘anti- KÇK’ duke thënë se sot është bërë një aksion ku një familjeje i janë sekuestruar një resort dhe disa pallate duke iu resuar pronave të Altin Hajrit në Shijak.
Më tej ai pohoi se policia ka një liste me “që ka ekzistuar prej kohësh, por nuk ka rëndësi se sa është numri. A janë 50, 100 apo 250 nuk ka rëndësi. Nesër do të ketë një tjetër aksion”. 

Sot OFL nisi aksionin dhe ka sekuestruar resortin “Golden” që ishte në pronësi të Hajrave të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.



6 Comments

  1. Filloi fushata e sekuestrim debimeve !Shteti ligjor ra perfundimisht !Po rikthehemi ne diktaturen e te pareve te edvin kriminel rames !Çdo qytetar i ketij vendi mund dhe eshte subjekt i ketij ligji,dhe neneve te tij antinjerezore,ne kundershtim me te drejten e lirise dhe te prones,neni baze i kushtetutes !Kjo nuk do behej e mundur pa voten tuaj,plehra rilindas dhe ndihmen e nderkombetareve qe kane perligjur edhe Sadam Hyseinin,Osama Binladenin e diktator te tjere per interesa te caktuara ne kohe te ndryshme!Pastaj fundi….
    ,edvin dihet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *