• |
ide | kryesore

Sekuestrohet resorti ku u mor peng Jak Prenga, dalin pamjet e operacionit OFL (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e super-aksionit të operacionit “Forac e Ligjit”, që nisi sot aktivitetin nga Shijaku për goditjen e krimit të organizuar. Në video, shihen efektivët e “Anti-KÇK”, të mbërthyer me armë të rënda, si dhe të mbuluar me kapuça, të cilët kanë rrethuar resortin luksoz “Golden”, ku u mbajt 49-vjeçari Jan Prenga, pas pengmarrjes dhe vrasjes makabre.

Një efektive e operacionit “Forca e Ligjit”, thekson se resorti “Golden” dhe një karburant, në pronësi të “kokës” së krimit, Altin Hajri, janë vënë nën sekuestro dhe brenda 15 ditësh dosja e tij do të kalojë në SPAK.“Prej ditës së sotme ka filluar operacioni Forca e Ligjit, me veprime konkrete në terren. Operacioni do të zhvillohet nga OFL, në bashkëpunim me SPAK, agjencitë ligjzbatuese dhe të huajt, duke bërë të mundur pasuritë e grupeve kriminale, të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Në këtë kuadër, sot Forca e Ligji ka vendosur sekuestron e parë mbi resortin “Golden” dhe një karburant të dhënë me qira, pronë e shtetasit Altin Bajram Hajri, i dënuar me burg nga autoritetet italiane.Aktualisht ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, për veprën penale “rrëmbim ose mbajtje peng e personit e kryer në bashkëpunim”, ngjarje që lidhjet me rrëmbimi e shtetasit J. P.

Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve.Dosja pasurore e Altin Hajrit do t’i kalojë menjëherë SPAK-ut, dhe jo më shumë se 15 ditë SPAK duhet t’ia dorëzojë Gjykatës Speciale, e cila ka 15 ditë kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit, duke hapur rrugë për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së shtetasit Altin Hajri, që më pas do të vendoset për shembjen e këtij objekti, si dhe do të marrë paratë, makinat dhe tokat, që zotërohen nga ky shtetas”, thotë anëtarja e “Forcës së Ligjit”.



4 Comments

  1. HAHA HAHA ,KY ESHTE TURPI ME I TURPESHEM SE KAM PARE NE NJE VIDEO NOJ HERE,KJO ESHTE NJE TALLJE BYTHE ME SHQIPTARET E MJERE,LE TE SHKOJN TE SHTEPIA E EDI RAMES DHE TI THOJN EJA PROVOJE KU I KE MAR LEKET PER KETE SHTEPI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *