• |
ide | kryesore

Video/ Diego i parë që shënon për Napolin, pas Maradonës, fundos Sampdorian

Sport, Video



Fitorja e tretë radhazi në ndeshje zyrtare për Napolin, që fiton 4-2 në 90 minutat e fundit të javës së 22 në Genova kundër Sampdorias. Në minutën e 3’ miqtë shkojnë në avantazh me Milik; Elmas dyfishoi shifrat në të 16’, por Sampdoria kthehet në lojë me Quagliarella që shënon në të 26’ me një goditje spektakolare fluturimthi. Presioni i vendasve detyron Manolas të bëjë penallti ndaj Quagliarella, ndësa nga pika e bardhë e transformon Gabbiadini në të 73’. Një ndeshje me ritëm që u duk se po shkonte drejt barazimit, por 7’ nga fundi Demme (i pari Diego që shënon me fanellën e Napoli pas Maradona, që realizoi pikërisht kundër Samp, në 10 shkurt 1991, golin e fundit me të kaltrit) vendosi sfidën, përpara golit final të Mertens.

STATISTIKAT

• Napoli ka fituar dy ndeshje radhazi në Serie A për herë të parë që nga shtatori i kaluar (respektivisht kundër Sampdoria e Lecce).
• Janë 20 pikët e Sampdoria në këtë kampionat: nuk ishte nisur kurë më keq pas 22 javësh në Serie A në epokën e tre pikëve për fitore (20 edhe në 1998/99).
• Kishte nga marsi 2019 që Napoli nuk shënonte në Serie A në tre minutat e para të lojës: edhe në atë rast Arkadiusz Milik, në transfertë kundër Romës.
• Arkadiusz Milik ka gjetur golin në tre nga katër sfidat e Serie A kundër Sampdoria.
• 15 nga 35 gola në Serie A të Arkadiusz Milik kanë mbërritur në goditjen e parë në portë.
• Eljif Elmas është lojtari i gjashtë maqedonës që shënon në Serie A, pas Pancev, Pandev, Ibraimi, Trajkovski e Nestorovski.
• Fabio Quagliarella ka shënuar në të gjitha ndeshjet e Serie A të luajtur në Ferraris kundër Napoli; për më tepër ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit kundër tyre.
• Në debutimin në kompeticion, Gonzalo Maroni (1999) është lojtari më i ri i nxjerrë në fushë nga Sampdoria në këtë Serie A.

https://www.youtube.com/watch?v=gM0vU9toddI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *