• |
ide | kryesore

Zbulohet kontrata në SHBA/ Tahiri, 20 mijë euro për një kompani lobimi

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka angazhuar një kompani amerikane për të komunikuar me “komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara”.

Angazhimi i kompanisë ‘Stone Strategic Solution (SIII)’ nga ana e zotit Tahiri është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA).

Raportimi i lobimit është i detyrueshëm me ligj në Shtetet e Bashkuara.

Sipas dokumentacionit të regjistuar në FARA, Tahiri ka angazhuar kompaninë amerikane për ta ndihmuar në “komunikimet me anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe komunitetin e inteligjencës, në lidhje me dorëheqjen e tij nga qeveria dhe çështjet që ndërlidhen me betejën e tij ligjore në Shqipëri”.

Në dokumentacion, mes tjerash, përmenden edhe “fushatat e keqinformimit dhe pretendimeve të rreme në media, që në shënjestër kanë zotin Tahiri”.

Kompania SIII, me seli në Bukuresht të Rumanisë, është angazhuar nga zoti Tahiri më 14 janar, 2020, për një periudhë tremujore, deri më 14 prill, 2020, me mundësi zgjatjeje.

Çmimi bazë për këtë tremujor do të jetë 20,000 euro.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri e kishte shpallur fajtor më 20 shtator, 2019, zotin Tahiri, për shpërdorim detyre, por nuk e gjeti fajtor për akuzat e trafikut të drogës.

Prokurorët kishin kërkuar që Tahiri të dënohej me burgim prej 12 vjetësh me akuzën e korrupsionit dhe trafikut të drogës, si pjesë e një grupi kriminal.

Ai u dënua me 5 vjet burgim, por duke qenë se ai më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.



37 Comments

  1. Sa pare paska marre ky qelbesira..tani paguan edhe kompaniamerikane per lobim…me siguri parate e semes ne farmaci..jam kurioz nese heton prokuroria ku i gjeti parate ky..#policiaqeduam

    1. Ne 2017-ten,e dokumentuar,Edvin Escobar D’Rama me ane te Ministres Milva Ekonomi ,
      ka paguar 500 mije euro nga Leket e takspaguesve shqiptare,per Fondacionin e Bienales
      së Venecias,per te ekspozuar zhgarravinat e tij.qe u cilesuan zhgarravinat e nje adoloshenti
      nen efektin e droges.

    1. Mos e co muhabetin tel Luli ..apo si gjithmone 7 vite “fajin e ka Saliu”..Luli nuk eshte akuzuar per kanabizimin e vendit, nuk ka terrorizuar shqiperine…riqelbesit e cuan vendin ne kete fare derexheje..

  2. robt ne p.. plehres qe ka nje ushtare me nedrejtora dhe drejtora nga pas. Eshte supermiliarder dhe i shpetoi pa i hyre gjemb ne kembe..
    Ikni nga ky vend i mallkuar o njerez.

  3. po prandaj erdhi kryetari i PE ti fusi nje anestezi te perjteshme shqiptareve, si tha do punojme me kurajo sepse keta te tjeret nuk i prekin, pershembull edmond begon&co…shokun e vet taulant balla e presin me tapet te kuq ne evrope. e gjitha behet kunder trump-it.

  4. Ja ziguri lakuriq i vjeter po ankohet per sajen,por harron lobimet e salihut me parate e taksapaguesve per te rregulluar imazhin e tij nga vrasjet,po lulushi qe loboje me para ruse qe franca dhe hollanda te mos pranonin shqiperine ne be dhe ja doli,per keto do thuash gje o lakuriq kinez zigur

  5. O Autiku mavi, dhe nqs Saliu apo Luli te cilet sdua ri marr nembrojtje kane lobuar ata kane qene kryetare partish, po a sme thua cfare pozicioni ka Saje Qorri dhe me cfare lekesh lobon pasi ne Amerike firmat lobuese te kepusin ne dysh.Ore ti je dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Por ti ske faj se te japin nje rroge dhe ti ben detyren

    1. 13-01-2020 Lobimi Rus: Gjykata e Tiranës pushon çështjen për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.Pas gati tre orë, gjyqtari i çështjes është tërhequr dhe ka marrë vendimin për rrëzimin e çështjes. Basha, Ristani dhe Dervishi akuzoheshin nga prokuroria për “falsifikim dokumentesh” lidhur me kontratat e lobimit me vlerë 675 mijë euro në SHBA në zgjedhjet e vitit 2017.

  6. Anti KCK-ja e Rames. Gjasme do godase mafian. Ne fakt do godase qytetaret e thjeshte qe kane kursyer para ne menyre qe Mafia te behet me e fuqishme. Nise Anti KCK nga vetja Rama, Nise nga Meta, nise nga Berisha dhe Luli, nise nga Tahiri dhe Veliaj

  7. Kete qe i beri djali i Anetes ketij vendi ne shtate vjet nuk i jane bere ne shtate mije vjet . Kriminalo-korrupsioni eshte futur aq thelle ne kete shoqeri dhe ka infektuar pothuajse çdo qelize te saj , saqe per te shpetuar duhet ose ta ligjerojme ose revolucion .

  8. Kondratat e dim Te gjithe qe nuk jan ato qe shkruhen esht tjeter shifer Po ky nje bythe ministri Sa e ka pature rrogen Maks haxhia dihet avokat sa i lire esht avokat ne Itali çfar kerkon me Spaku . duhet te ket shitur bizhuterit e habilajve.

  9. O lakuriqet kineze sajmiri i ka parate e veta ju ju dhemb bytha,ziguri thote qe salihu ishte kryekar i pd kur ai ishte kryeminister dhe perdori parate tona per imazhin e tij,stalini si koronavirus qe eshte shperndan elozhe per salihun e lulushen,o rrace OMGj qe jeni zhdukuni nga ky vend

    1. Sajmiri i ka te tijat parate sac eshte e ndershme gruaja dhe motra jote bashke! Ndaj mendohu per parate e Sajmirit, nese ke genjyer.

  10. Sajmir Tahiri njesoj si Sali Berisha- kancera te ketij vendi bashke me keto te paemerat qe i lepijne koqet

  11. ..nuk e lan dot me amerikanet, njollen tende te droges as te bizhuterive milioneshe me 20.000 euro o kriminel qe ha buke akoma se ke Sali plakun qe te mban nga ana tjeter dhe Mete 700 dhe shokun Gramoz ..

  12. SAIMIR TAHIRI THOT -EDI RAMA E MBUSHI SHQIPËRINE ME DROGE ,NE ISHIM VETEM ZAGAR TE TIJ thotë:

    O SAIMIR BYTHQIRI E KE KOLLAJ FARE TE PASTOJE SURRATIN TUAJ ,VETEM THUAJE ATE QE DI GJITHE BOTA ,SE AI QE E MBUSHI SHQIPËRINE ME DROGE ESHTE EDI RAMA DHE JO JUVE,TI KEKEN THJESHT NJE ZAGAR ATY SI SHUME TE TJERE,

  13. Ndoshta eshte e njejta kompani qe loboi per Lulin kur Lazarati ishte fshat legal droge.
    Hollivudi beri dhe film per familjen. Berisha,por Kush can trapin.
    Taho droga duhet te kaloje me LSI qe ti rregullojme punet sepse Ka gotcha eksperience ne vjedhje.
    Taho rri rehat se Tani jemi te zene me probleme madhore se si e beri shurren Rama.

  14. Që një qeveri apo parti politike të lobojë në parlamentet e vendeve të fuqishme në interes të shtetit apo partisë, kjo është një praktikë normale sot. Problemi është vetëm tek transparenca ligjore duke i justifikuar me dokumente paratë për lobimin.
    Në rastin e Tahirit puna qëndron krejtë ndryshe.
    Ai ka paguar me paratë e tij personale për të lobuar që ti shpëtoje dënimit si një ish ministër i mbrendshëm që ka bashkëpunuar me kushërijtë mafie të burgosur për trafik droge.
    Zotëria, ndonëse ka dy vite që është edhe pa rrogën e ministrit, e proçeset e zgjatura gjyqësore, edhe pa rrushfete, kanë kosto të mëdha parashë, shto këtu edhe faktin se gjatë kësaj kohe ai ka bërë një jetë lluksi me jahte e kuaj, duhet pra medoemos të japëllogari para drejtësisë se ku i ka gjetur këto 20 mijë euro, në të tilla kushte, për të lobuar , kur ai figuron si “i papunë” ?
    Ku i gjen pra këto 20 mijë euro Tahiri për të bërë një lobim personal ?
    20 mijë eurot mundi ti duken pak para, vetëm trafikantëve e bosëve të drogës, por dihet që paga mesatare e një shqiptari është diku rrethe 400 euro.
    Po kështu është edhe lobimi personal i Edi Ramës.
    Ai pagoi 80 mijë euro vetëm për të bërë një fotografi me Obamën, e ndonëse dy shtetas amerikanë që kishin bashkëpunuar ne këtë aferë u ndëshkuan nga gjykatat amerikane, asnjë gjykatë shqiptare nuk e ka gjykuar Ramën e ai nuk ka bërë asnjë skjarim publik se nga ku i mori këto para.
    Ndërkaq Rama ka paguar për lobim edhe z. Bler e bashkëshorten e tij, e nuk ka asnjë të dhënë publike se sa ka qenë shuma e parave të lobimit.
    Falja e 500 milionë eurove që ÇEZ duhet ti paguante shtetit shqiptar me ndërhyrjen e socialistit çek Fyle, a nuk është edhe ky një lobim me paratë e taksapaguesve shqiptarë ?

  15. Keshtu te ka thene salihu ti miu i haleve te salihut,se ky vend nuk behet kur salihu nuk eshte ne pushtet,rrace minjesh jeni

  16. Kjo nusja e Jovanit me ka inat por kafen ma ben te mire ama.
    Marr shkas nga nje kronike e Lenc Vangjelit per lobimin e Tahirit ne SHBA ne kerkim te pafajsise. Artikull brillant.
    Po te mos anohej nga politika vertet ky Lenci do ishte nje pene e forte per te miren e ketij populli.

    1. Lorenci ne opinion te ben per te vjelle ne fakt. Ben ca lojra fjalesh athua se po e degjojne femije qe te shfajesoje ke eshte ne pushtet.

  17. Peshku i madh i Lu-së po shkon vetë në SHBA duke i rënë detit me këmbë. Kërkon drejtësi edhe pasi e reformuam dhe e djallosëm fare atë me ndihmën e Sorosit. Gjynah që nuk ia dhanë atë që meritonte. Ky duket si analfabet funksional. Ende nuk e mori vesh si e katandisi policinë që donte Rama. Nuk e mori vesh se shefat e tij, me dhjetra ikën si hijena dhe , gjoja , nuk ua dimë adresën. As KÇK – ja nuk i zë dot. Kjo është fatkeqësia e ligjit – batutë nën efektin e kokainës. Inshalla Amerika do t’ia qajë hallin siç di ajo dhe i jep një leksion të mirë. Se mos e pyet , ku i gjeti 20 000 eurot dhe të tjerat që duhen shtuar për t’i shkuar deri në fund kësaj myseleje – haleje që ka qelbur Evropën dhe ka kaluar përtej oqeanit duhma e saj. Amerikanët kanë një fjalë të urtë: ” Po u ndodhe në një vrimë, mos gërmo më thellë se mund të fundosesh.” E di se ti kërkon drejtësinë me tender, ku eurot prishin kandarin e saj. Gjetsh belanë se e meriton!

  18. Motren ,gruan ,mamken soj dhe sorollop ,fis dhe s’ter fis edhe femijet e djepit o moter dhe grua qire -i pa emer-Mavi-qe ma ke marre ne goje .

  19. Miut te haleve te salihut i bashkengjitet bythlepirsi klasik stalini dhe meren me mua,por e keni dobic o shpellkare serioz te shqupit,ju vazhdoni te shperndani virusin kinez por shqiptaret nuk e rruajne per ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *