• |
ide | kryesore

Bayern Mynih, Perisic dy muaj jashtë: fraktura në këmbë e kroatit dëshpëron Inter

Sport



Probleme në shtëpinë e Bayern Mynih, me efekte që arrijnë deri tek Inter në Appiano Gentile. Ivan Perisic është dëmtuar gjatë stërvitjes së fundit e duket se është një problem serioz pasi Hans-Dieter Flick ka njoftuar mungesën e kroatit në fushë për të paktën dy muaj: “Ivan ka një frakturë të maleolusin anësor të këmbës së djathtë, për tu shëruar i duhen të paktën 4 javë e vetëm atëherë mund të kthehet të stërvitet me grupin. Më vjen keq sepse po na ndihmonte shumë dhe e mbante ritmin të lartë”.

Perisic është i huazuar nga Inter, që shpreson në blerjen përfundimtare (20 milionë euro) nga ana e bavarezëve në fund të sezonit, por kjo ndalesë i komplikon planet e zikaltërve që ishin ndërtuar mbi bazën e 22 prezencave sezonale të kroatit me 5 gola e 8 asist. Perisic do të kthehet vetëm në fund të marsit e do të ketë më pas rreth 60 ditë për të bindur Bayern ta blejë. Ndërkohë, flitet se bavarezët janë të interesuar për Sané e duke qenë se kanë në organikë Gnabry e Coman, situata është edhe më e vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *