• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Basha në Qytetin Studenti shqetëson Veliajn

Lajme, Të fundit

Bashkia e Tiranës bëri një reagim të gjatë mbrëmjen e së mërkurës për shkak të një vizite që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kishte bërë në një nga Godinat e Qytetit Studenti. Sipas bashkisë, kjo vizitë ishte bërë pa leje.

“Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues” – thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë.

Kësaj deklarate iu përgjigj zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa sipas së cilës e vërteta është ndryshe.

“Atehere kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Kete here, pertej fasades qe percjell ne videot dhe fotot e propagandes se tij, ndihet i frikesuar nga vizita qe kryetari i PD i ben disa te rinjve ne dhomen e tyre ne konvikt. Ate qe s’e ka bere dot Ramiz Alia ne grahmat e komunizmit ne qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes ne krye te bashkise moniste. Ne asnje vend te botes se lire kryetari i opozites nuk pengohet te vizitoje nje ambjent publik apo te takoje studente.

Kjo mund te ndodhe ne Korene e Veriut. Ose ne Tiranen e Erion Velise. Ku thjesht nje vizite i tremb per vdekje se mos çjerr fasaden qe percjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjjthe te tjeret te jene te sigurt se Lulzim Basha do te vijoje te takoje qytetare cdo dite. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozites. Te tregoje te verteten qe propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarket e qeverise perpiqet t’u servire shqiptareve” – thuhet në deklaratën e Zhupës që publikon edhe videon më poshtë.

Më poshtë edhe një video e siguruar nga lapsi.al pasi administratorët në Qytetin Studenti thirrën policinë pas dhënies së urdhrit nga lart për të ndaluar vizitën e Bashës atje.

7 Comments

  1. Ore ti gazekar nuk ndalon ta vizitoje por duhet te kerkoje leje per te vizituar qytetin studenti,por si nje prodhim omgj i salihut nuk mund te beje ndryshe,mer dhe kamera me vete dhe nuk lajmeron median per nje vizite te studentet,kur ky lulush kur shkon per te bere cicin cakton oren me mediat

    1. i paemer , mezi po pres ta takoj lalin e fiqve ne rruge qe tja shkerdhej mamin qe i beri dasmen , ishal;la je dhe ti me lalin

  2. Lulushi ben takime debatikese me njerzit e tij si dhe rasti i fundit me punonjesin e klsh e mori ne qafe ate sa klsh e shkarkoje,ky eshte lulushi i pd se sotme

  3. Shpifje, Shpifje, Shpifje, Shpifje thonte drogaxhiu, qe keshtu, Shpifje, Shpifje, Shpifje, Shpifje, 😀 :O
    Nuk i besohet bashksie se droges e oligarkise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu