• |
ide | kryesore

Detajet/ Albin Kurti hyn në zyrë: “Morëm karriget por do qëndrojmë në këmbë”

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas 23 vitesh opozitarizmi të fortë, pasi ka provuar burgjet sebe dhe ato të shtetit të ri të Kosovës, pasi ka udhëhequr vetëvendosjen drejt një rruge radikale, duke përmbysur makinat e UMNIK -ut, kundërshtuar planin e Athisarit, hedhur gaz lotsjellës në kuvend, Albin Kurti ka hyrë, më në fund, këtë 4 shkurt, në zyrën e kryeministrit të Kosovës. “Ata që më kanë dashur si opozitar, besoj se do të duhej të më duan tash si pushtetar. Ata që nuk më kanë dashur si opozitar e kanë shansin të ma përfundojnë karrierën”, u tha ai deputetëve, përpara se të merrte 66 votat që e ngjtën në postin e kryeministrit.

Ndërsa këtë të martë, pa shumë salltanete, ish zv kryeministri Pacolli,  i dorëzoi atij detyrën (poshte), pas rrefuzimit të Ramush Haradinajt për të organizuar një ceremoni të kalimit të pushteteve.

Me të kryer duarshtrëngimet dhe fotot e rastit, Kurti ka mbledhur qeverinë me një mesazh të qartë: “100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”, tha ai në mbledhjen e parë të kabinetit.

Përpos atyre qëllimeve tashmë të njohura si lufta ndaj monopoleve të oligarkëve, çlirimit të biznesit, krijimit të fondit sovran dhe bankës zhvillimore, kryeministri i ri është angazhuar për të çuar buxhetin e Kosovës në 3 milardë euro. Por ajo që bën përshtypje në programin e tij, pavarësisht nga koalicioni me një forcë konservatore si LDK,  janë disa angazhime prej militanti të së majtës që janë harruar në fjalorin politik të shqipes, madje edhe në atë rajonal. “Kjo qeveri do të synojë të kthejë sensin e barazisë në shoqëri” tha kryeministri dje para deputetëve duke shtuar se: ‘nga varfëria nuk dalim dot nëse ata që janë në fund nuk përparojnë. Progresi ynë shoqëror duhet të shpërndahet. Askush nuk do të mbetet mbrapa.

Madje ai është kujtuar të flasë edhe për mbrojtjen e punëtorve:”Do të jemi qeveri për mbrojtjen e punëtorit. Programi “8 orë punë” do të promovojmë punën 8 orë në ditë – 40 orë në javë për punëtorët. Për ta arritur këtë synim do ta shtojmë numrin e inspektorëve të punës deri në 400. Paga minimale e orët e punës maksimale do të mbrojnë produktivitetin dhe dinjitetin e punëtorit” këmbënguli ai, ndryshe nga modeli që predominon në Shqipëri ku kryeministri i fton investitorët të vijnë pasi e shfrytëzojnë më kollaj krahun e punës.

Natyrisht i ndërgjegjshëm se sfidat për ndryshim që i ka vënë vetes do të radikalizojnë në skaj ish pushtetarët dhe të gjithë faktorët që duan ruajtjen e status quo-së, kryeministri i ri i ka kërkuar kabinetit qeveritar, kohezion dhe unitet të plotë: “Sukseset dhe dështimet janë të përbashkëta dhe jo personale. Në këtë qeveri do të jemi Qeveria e Republikës së Kosovës… Jam i bindur se ky shans është unik për secilin prej jush” i ka thënë ai 13 ministrave, i ndërgjegjshëm se suksesi i kësaj aventure do të varet shumë edhe nga fuqia e partnerëve të LDK, për ti rezistuar sirenave të botës së vjetër që është tronditur.

©Lapsi.al

 

 

 



8 Comments

  1. Albin, do te provohesh jo vetem ne punet e perditshme te Kosoves, por edhe ne marredheniet me Ramen!
    Rama sot eshte tregues i mire, ku, ai qe i ka marredheniet e ndera me kete monster, eshte zakonisht ne rruge te mbare!

  2. I uroj qeverise Kurti, nje qeverisje te mire e te dobishme per popullin shqiptar te Kosoves. Zoti e ndihmofte!

  3. Ishallah me kembe te mbare .
    Te lutem por mos na zhgenje .
    Zhgenjimi do ishte vrasja e shpreses se Shqiptareve .
    Te falim gabimin por jo zhgenjimin .
    U befsh ylli polar i politikes se Shqiptareve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *