• |
ide | kryesore

Egbo ‘thesari’ i fshehur bardheblu: nigeriani shënjestron rekordin e Starovës

Sport



Me Teutën në mbrëmjen e Arenës Kombëtare u bënë shtatë. 2-1 me të cilin bardheblutë mposhtën kundërshtarin direkt ishte suksesi i dytë radhazi me përmbysje, që tregon forcën e skuadrës kryeqytetase, që kur në pankinë është ulur Emanuel Egbo. Kush do ta mendonte se njeriu i fshehur në stafin e 24 herë kampionëve prej vitesh do të shndërrohej në trajnerin e rekordeve, edhe pse në fakt i duhet mrekullia e tetë për të barazuar ecurinë e Starovës në 2004, që u ndal pas tetë fitoresh radhazi.

Egbo në fakt i ka të gjithë kartat në rregull për ta bërë: skuadra i përgjigjet, është agresive, ka karakter, mjafton të përmendësh se në shtatë fitore 3 janë arritur me përmbysje. Kale e Torassa janë të tjetërsuar me Egbo, Celhaka është kthyer në një siguri, ndërsa Batha është lideri që i ka munguar bardhebluve. Ka gjëra për tu përmirësuar natyrisht, në sulm e mbrojtje, por e rëndësishme është se Tirana po rritet cdo ditë në perfomancë: 18 gola të shënuar në 7 ndeshje janë shumë, edhe pse pa 5-1 kundër Luftëtarit kryeqytetasit shënojnë mesatarisht dy gola për ndeshje, ndërsa pa sfidën me Flamurtarin të fituar 2-0 pësojnë mesatarisht 1 gol për ndeshje.

Këtu, tekniku dicka duhet të ndryshojë, por krahasuar me paniqet që krijonte prapavija e Tiranës përpara se të vinte nigeriani në detyrë në shtatë javët e Egbo mbrojtja mund të quhet më shumë se solide. Tekniku i ka kthyer skuadrës besimin dhe kjo është evidente: nga derbi në Arenën Kombëtare kundër Teutës bardheblutë janë shndërruar nga një skuadër mbijetese në pretendenten kryesore për titull, por për të sjellë titullin në 100 vjetorin e klubit mrekullitë duhet të vazhdojnë, edhe në Shkodër, jo vetëm për rekordin…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *