• |
ide | kryesore

Juventus rigjen ‘murin’ e mbrojtjes: Chiellini kthehet të stërvitet me grupin

Sport



Me hapa të vegjël, por rikthimi i Giorgio Chiellini afrohet gjithnjë e më tepër. Mbrojtësi i Juventus, jashtë që nga 30 gushti, për këputjen e ligamentit të kruciatit të gjurit të djathtë, është kthyer të stërvitet me grupin, edhe pse vetëm pjesërisht. Në fakt, Sarri shpreson të mund ta ketë në dispozicion për në mars, kur sezoni, përfshirë atë në Champions League, futet në të nxehtë. Ndërkohë, mbrojtësi toskan është përfshirë në listën Uefa pikërisht duke marrë në konsideratë rikuperimin e tij.

Është e qartë se të paktën fillimisht duhen marrë të gjitha masat e rastit (edhe sepse qendrori vuan shpesh problemet, sidomos në pulpë), por Chiellini mund vërtetë të japë kontributin e tij për bardhezinjtë në momentin më delikat. Kthimi i tij është edhe më i rëndësishëm pas mbylljes së sezonit për Demiral, gjë që ka bërë që Bonucci e De Ligt të punojnë me ngarkesë të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *