• |
ide | kryesore

KÇK, armiqtë që nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

1, 2, Ide



Një oficere e policisë së shtetit, bionde dhe me zë të ëmbël, u shfaq në një deklaratë për mediat me gjysmën e fytyrës së mbuluar nga një palë syze dielli, për t’u komunikuar shqiptarëve se Operacioni Forca e Ligjit sapo i kishte shpallur luftë Lul Berishës dhe Ardian Çapes. Në atmosferën e filmave të fundit, ku mpleksen si personazhe, politikanë të lartë dhe figura të njohura të showbizit, shfaqja e vajzës bionde dhe gjysëm të maksuar, dukej si skenë e nxjerrë pikërisht nga punishtja filmike e Ermal Mamaqit.

Të gjithë bujën e zhurmën e anti KÇK së famshme, nuk mund ta përkufizonte më mirë se asgjë tjetër, komedia e zyrtares me uniformë të shtetit shqiptar që del e maskuar për t’i folur publikut. Sepse në thelb, aksioni më i fundit i kryeministrit, që “frymëzohet nga dashuria për vendin”, nuk është gjë tjetër veçse akti pasues në teatrin e tij të propagandës. Muzika e përzgjedhur për të ilustruar aksionet e para të OFL, kamerat e fokusuara tek këto iniciale mbi uniformat e policëve (për të evokuar ato të FBI në filmat e Holliwoodit), montazhi me efekte speciale dhe figura e bjondes gjysëm të maskuar për t’u transemtuar gjëmën kriminelëve, tregojnë kujdesin e regjisorit- kryeministër (me raste edhe aktor) për të shitur filmin mediokër të radhës.

Ky film absurd, që u konceptua si një akt normativ emergjence, me nevojën për t’iu shitur publikut si një kauzë e re, si një betejë epike e atyre që e duan vendin kundër frontit të së keqes, që në skenën e parë e shndërroi në butafuri ngrefosjen e OFL. Trupat elitarë vunë nën sekuestro një pronë që ishte nën sekuestro që prej vitit 2015.

Për ligjin e famshëm anti KÇK, që u propagandua si aksion kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që po nxjerrin çdo ditë banditë nga burgu dhe përfundoi tek makinat e këtyre të fundit, është diskutuar shumë këto ditë. Që nga antikushtetushmëria e tij, dublimi i ligjit anti mafia që qeveria Rama nuk e aplikoi thuajse kurrë, rreziku i përdorimit selektiv e deri tek ndikimi negativ që mund të ketë mbi institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar. I gjithë ky diskutim, edhe i atyre që e kundërshtojnë ligjin, edhe i atyre që kanë vetëm disa rezerva për të, ngrihet mbi premisën sikur vullneti i kryeministrit për të luftuar krimin nuk vihet në dyshim, por forma e zgjedhur prej tij nuk është ajo e duhura.

Në fakt, gjithë ky film me uniforma OFL dhe çupa me syze të errëta, nuk është gjë tjetër veçse strategjia e njohur e Edi Ramës për të shpikur një sfidë, një armik të ri pasi nuk ka bërë asgjë me betejat e shpallura më parë. Sa herë ka ndonjë fushatë elektorale përpara, sa herë bie në sondazhe, sa herë gjendet ia pafuqishëm në paaftësinë e tij për të qeverisur e kryer punë konkrete për të cilat është votuar, Edi Rama thërret në ndihmë armikun e radhës. E ka bërë këtë në fillim të 2013 kur mori flamurin e luftës kundër drejtësisë së korruptuar, pastaj e vijoi me linçimet në publik të zyrtarëve të administratës, “viktima” të fushatës populiste të bashkëqeverisjes me popullin, shpalli armike LSI dhe kërkoi timonin vetëm për vete, iu turr opozitës si tradhëtarja që la vendin pa negociata me BE, nisi betejën e shpifur me mediat që i cilësoi si kazanin që nxinte figurën e tij të ndritur dhe tani vendosi të sajojë KÇK-në meqënëse nuk i kishte mbetur gjë tjetër për të kapur.

Mirëpo strategjitë që predikojnë rritjen e pikëve në opinion, nuk kanë parashikuar dot se si kjo mund të bëhet vazhdimisht kur nuk arrin të prodhosh asgjë konkrete. Ato mund të funskionojnë në raste të veçanta, kur një qeveri apo lider ka një bilanc suksesesh dhe në një moment rrëshqitje apo humbje besimi, i duhet një gjetje politike për t’u ringritur. Strategët që mund të garantojnë ringritjen nga boshi në bosh, apo nga dështimi në dështim, ende nuk ekzistojnë.

Prandaj fushatat e Edi Ramës ngjisin gjithnjë e më pak dhe prandaj edhe ata që i mbështesin ato në publik u ngjajnë gjithnjë e më shumë limonave të shrydhur. Shumëkush e mban mend euforinë e këtyre të fundit në ditët e para pas tërmetit. Kryeministri po fiton pikë, daljet e tij në tv e ertv po e bëjnë popullor, ai i mori terrenin opozitës, po ngrihet në sondazhe, ka rigjetur forcë dhe energji, e plot pallavra të tjera. Mirëpo punët konkrete nuk i bëjnë as ertv, as qokat me veladon të zi dhe as daja te Ermal Mamaqi.

Tani kryeministri ka nxjerrë fabulën e re me emrin KÇK. Ndonëse më të pakët, përsëri ata që kullosin në livadhin e tij mediatik, ia kanë nisur refrenit: qeveria po i shpall luftë të vërtetë krimit, Edi Rama po merr vëmendjen e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, opozita u kap e papërgatitur, etj, etj.

Mirëpo, të gjithë këta nuk duan të shohin osë bëjnë sikur nuk e shohin të gjithë filmin 7 vjeçar të një kryeministri butaforik. Ata nuk e shtrojnë asnjëherë pyetjen se çfarë ndodhi një natë janari e një ditë shkurti, që njeriu që e lidhi më shumë se kushdo tjetër krimin me politikën vendosi ta luftojë atë. Ata përcjellin pamjet e skenës së xhiruar me muzikë e efekte të sekuestrimit të një hoteli në Shijak, por nuk pyesin se si u lirua dy vjet më parë pronari i tij vetëm pak orë pas arrestimit dhe kur kryeministër ishte Edi Rama dhe ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri. Raste të tilla ka pafund, por pyetjet mbi to nuk mund t’i bëjnë ata që kanë pranuar rolet në teatrin e shpifur të Edi Ramës.

Sepse nëse do t’i bënin, atëherë do të mbërrinin tek thelbi i kriminalizimit të vendit dhe politikës. Tek futja e kriminelëve në politikë, tek ministrat e përfshirë në trafik droge e blerje votash, tek kryetarët e bashkive që po bien një e nga një, tek lista e zezë e SHBA, tek bisnesmenët që hynë në politikë falë korrupsionit, tek drejtuesit e lartë të shtetit që kanë pasuri marramendëse e aksione të fshehura në kompani private, tek vetë njeriu që sot thotë se do t’i shpëtojë shqiptarët.

Për ta bërë të besuar filmin e tij të radhës, kryeministri akuzoi sot opozitën dhe gazetarët se “për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave të tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin”. Problemi është çfarë duhet të zgjedhim kur qeveria është e lidhur me krimin.



37 Comments

  1. Eshte i lodhur aq shum gerdalla plak km sa as pordhet e veta s mund ti mbaje, i shkon mendja gerdalles te ja shesi popullit por dhe populli e njohu mire kete fasad te shpifur.

    1. KY LIGJI I KÇK-se NISI SI LUFTE KUNDER GJYKATESVE DHE PROKUROREVE QE PO E QELBIN FARE DHE SI PERFUNDI ÇA NDODHI ? LIGJI ISHTE PER GJITHKEND POR VETEM PER GJYKATESIT DHE PROKURORET JO . HAHAHAHAHAHAAAA KY ESHTE NENA E NENES SE GENJESHTRES

  2. Shkullak je debil.Na filozofon me karrlliqe fshatari sikur Po jep provim tek Fevzo.
    Rama eshte me i zoti I hajduteve,vjedh por nuk grabit,te puth por nuk te vret.
    Shkullak ngele ne origjine gomar.

  3. Qenke i paguar ore i gjore i ores 16:57.si s ju vje turp more Ruset e kuq more rrace hajdutesh si nuk u ngit more plera, nje popull qe nuk ka nje opozit te fort dhe te eger ai popull esht i mbaruar more ju shkerdheft gjith njerezimi femijt femra more rrac muti se na turperuat rracen Ariane.

  4. I DEGJOVA ZAGARET E EDI RAMES MBREME ,DHE ME BENE TE VJELL,psh MERO GELBAZA SOKOL BALLA -BOLJA DHE CARLO BOLJA BOLINO thotë:

    FLM ZOTI SHKULLAKU ,E DEGJOVA MBREME -OPEN TE ENI VASILI DHE E DEGJOJA CARLO BOLEN ,DUKE LEHUR SI ZAGAR DHE E BERI EDI RAMEN SI NJE KRYEMINSTER SHUME TE DREJT,SE I KA DHEN TOKA ME KORRUPCION ,GJITHE ASHTU PO TE DEGJOJ SOKOL BOLEN BALLA DHE MERO GELBAZA KELLIRA THUA EDI RAMA DHE ORGANIZATA SI I THUE ME TE DREJTE TI ESHTE PER VOTUAR 100% ,KESHTU ,Zoti Shkullaku je gazetari me realist ne SHQIPËRI ,Dhe per kete te respektoj shume

  5. Ore Grusht i Parties pse qeke race Ariani ti ?
    Ti je nje perzierje spermash ku shejtanin dhjet dhe ti e ha.
    Edhe Shkullaku ate ha,te dhjeren.
    U harrua 97,u harrua Remzi Hoxha,u harrruan Vefa dhe Gazidede,u harrua gjithcka sic harrojne turmat e permjera.
    Nje popull kopil qe nuk beson ne asnje Zot.
    Shkullak ,tradhetia eshte kultura e popullit tone.

  6. JUVE KOVI NGA LUSHNJA,KENI NJE OFERT FALAS NGA ARMAND SHKULLAKU DHE ANDI BUSHATI ,PER TU LEPIR QIMET E BYTHES FALAS

  7. Yes Sir.
    Ne rregjistrimin e poullates ne vitin 1996 dolen:
    15 million katolik
    8 million orthodokse
    12 million myslimane
    10 million bektashinj
    25 million te page
    E gjeni dot se kur Lindi gjyshja e portierit.?

  8. Nietszche citon gjithnje nje kinez te vjeter, i cili thoshte se “kur nje perandorie i vjen fundi, ajo ka shume ligje!”

  9. Pse merresh akoma me Edi Karagjozin? Ky nuk ka me as turp e as nder . Ky ça kishte e dha , tani vetem te vjedh dine . Nuk ja vlen te merresh me me kete genjeshtar she shoumen . Merru me Bashen nese atij i ka ngel ndopak yndyr akoma . Duhet te jesh kritik me Bashen nese do qe te permiresohen gjerat , po do status quo merru me Ramen .

  10. O Kovi jam Llaz kallapsezi nga guri gomares te pres ne babunje hajde pa vonese se do ta kenaq soferdanen mos harro te marresh me vete meron, sokol bolen karòin bolinon ,do kenaqeni ,pa mase , kemi dhe ngjala karavastaje ketej ,podeshet ju kemi sallator divjake ,peshk qefull koke madh te Ali kali te pres o ripierdhs te Fala Muslim Murrizit

  11. Ore Merriz mos je nga Bedati aty ku nuk mbin asgje .
    Po pate etje shko ne Lushnje se eshte pa pronar.

  12. Dje po ndiqja emisionin Tempora te Soniles me titull “A po falimenton Shqiperia?” . Perveç asaj qe duhej dmth vjedhjeve galopante te pushtetit , dy gjera me bene pershtypje : E para , ky vend paska plot njerez inteligjent dhe te devotshem por qe nuk kane as mundesine me te vogel te kontribuojne per kete vend sepse politika i do qe te rine larg se ju prishin pune dhe e dyta , nga fjalet e zj.Tabaku mesova se opozita jo qe nuk ka vere mend dhe te beje ndryshime por as nuk ka e paska ne plan nje gje te tille . Opozita kerkon te sfidoje pushtetin me armen e tije me te fuqishme qe eshte propaganda . Zonje e nderuar po nuk bete ndryshime rrenjesore , po nuk bindet shtresen gri se nuk jeni me ata te paret dhe po nuk hapet dyert per specialistet e mesiperm (ne te gjitha fushat) ju jo ne pushtet qe nuk vini por as opozite nuk do jeni me . Ju vazdoni akoma si dhelpra me bolet e dashit . Nuk e di nese ju jane erresuar syte nga etja per pushtet apo jeni aq te mefsht sa nuk arrini ta kuptoni se “ato” te dashit nuk kane per ti rene kurre po nuk ja preve . Prerja jane ndryshimet , ndrtshimet japin zgjidhje , japin fitore .

    Akti normativ “anti KÇK” lindi si ide e te gjatit tone per te ndeshkuar drejtesine e korruptuar dhe ne realitet , perveç politikaneve ,vetem drejtesine nuk ndeshkon .Ky ligj e nxjerr perfundimisht lakuriq te gjatin tone dhe perfundimisht ate e bene njeriun me te pabesueshem . Te presesh zgjidhje nga nje dogmatik si ky eshte marrezi nga ana juaj dhe e te gjithe analisteve . Te vetmet zgjidhje jane ose te krijohen parti te reja politike ose te bejme te mundur qe opozita te ndryshoje kurs me 180 grade . Meqenese e para eshte pothuajse e parealizueshme per kushtet ne te cilat jemi atehere e vetmja shprese per te zgjidhur problemet e ketij vendi ngelet opozita . Prandaj lereni te gjatin tone qe ta trshe zullumin sa me shume dhe pervishjuni opozites sepse eshte mundesia e vetme per zgjidhje (momentale dhe te shpejte ) . Tung

    1. Këshillë të bukur jepke more shoku iks !
      Meqë nuk kemi çfarë ti bëjmë gomarit, o bura ti biem samarit.
      Meqë Ramës nuk i bëhet derman se i ka ikur mëndja krejtësisht., o bura ti biem kokës çdo opozite “që të shpëtojmë nga Rama”.
      Po këtë që po kërkon ti more shoku iks do edhe Rama !
      “Unë kështu jam e nuk ndryshoj” thotë ai publikisht.
      “Bjerini kokës opozitës se veç kështu ma zgjasni jetën”
      ” Nuk e kam unë fajin që këto 7 vite Shqipëria ka thyer rekordet botërore të korrupsionit e krimit. Fajin e ka “Saliu” e Luli” që ma mbushën partinë e qeverinë time me njerëz të krimit”

  13. Kalimera ose Buona Sera, mender Shkullak Po ja rruan gjatoshit,lart dhe poshte,majtas dhe djathtas.
    Keto dokrra kemi 6 vjet qe I thoni dhe Gjatoshit ecen perpara.
    Mos mendoni se me keto dokrra do ta hiqni Ramen?
    Vetem Nqs ka pakt te fshehte me loqen Basha,mundet te kete ndonje risi.
    Keshtu sic Jane punet ku sejcili ( perfshire dhe Shkullak) sheh bythen e tij ,e pamundur te rrexohet Rama.

  14. O Ermal me vjen keq per ty kur tall sumen dhe Shullaku,Si ore e pranon ti te ti thote punishte kombinatit tend te filmit ,Jo jo ermalo reago Ne ta mbeshtesim

  15. Menderimi mendor, bythe lepirja, e servilizmi ndaj ketij krye ministri, qe ne biografine e jeten e tije anarshiste qe e ka udhehequr gjithmone dogmatizmi skisofren, e vandal, Pa ja listuar) por le ta kujtojne vete se ke kemi kryeminister, atehere, besoj se te tere dalim me nje mendim, qe ne krye te pushtetit kemi nje te cmendur letrar, qe ka zhvilluar veset me te poshtra ne drejtimin e pushtetit, e qe na hiqet si atdhe dashur, mbasi e ka fundosur nga te gjitha anet. Mjere ne, por edhe ata zorraxhinj qe perkrahin kete qelbesire rilindje, e kryetar te saje sepse na erdhen ne pushtet nga keto qe ky sot, gjoja, do na i luftoi. Por, kurre se arrin dot ., sepse edhe vete e din dhe e ka bindje, por me teper e ben per opinion te brendeshem, e te jashtem se po ben dicka te mire e te domosdoshme per vendin, por harron, ose ben sikur harron qe po na behet nje PINOCET” pa puc ushtarak, por me ligje anti demokratike e anti popullore duke eliminuar institucionet, apo duke i lee ne fasade. Ky, eshte me keq se djalli.

  16. E kam thënë dhe e përsëris :
    Më të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare, nuk janë ata që ju janë tredhur trutë e ju ka ngelur ora në kohën e diktaturës e që vetëm thërrisnin e thërrasin, të na rrojë Partia , të na rrojë Edveri.
    Më të rrezikshëm janë ata që kanë mendësinë e revolucionit bollshevik e i kërkojnë opozitës dilni e vrituni me qeverinë që ne të bëjmë sehir.
    Po kush popull ka dalë i fituar nga lufta vëllavrasëse ?
    Këta “trima” që i bëjnë thirrje opozitës për luftë, përse nuk dalin vetë e të bëjnë luftë me gjeneral kimikun, me ushtrinë e me NATO-n ?,
    Ka një pjesë të shqiptarëve çakmak nga mëndja që vërtetë kujtojnë se Rama do të rrëzohet me kobure nga pushteti, por ama pjesa më e madhe e këtyre pseudo “luftëtarëve trima”, përsërisin me ndërgjegje si papagej. propogandën e Ramës se me këtë opozitë unë do të qeverisë edhe 50 vite të tjera.
    Përse e bën Rama këtë ?
    Se e ka ndjerë se po i vjen fundi e kujton se vetëm duke nxitur kësisoj budallejsh që i turen opozitës për ta bërë fajtore, do të mund të vjedhë përsëri votat,
    O SHQIPTARË :
    Ka shtatë vite që të gjitha pushtetet i ka kjo qeveri me Edvin Ramën e nuk qeveris as Berisha, e as Basha.
    Nëse doni vërtetë që “gjatoshi” të bjerë nga pushteti për gjithë ato çfarë ka katranosur, në 18 vite sa është marë me politikë, përvishjuni atij që ka pushtetin e jo opozitës që ka në dorë si gjithë shqiptarët vetëm fjalën.
    “Opozita po bën propogandë”
    Shkruan një dërdimen këtu.
    Por nëse i heq opozitës edhe të drejtën e fjalës, çfarë duhet të bëjë ajo atëhere ?
    A mos duhet që edhe gjithë politikanët e mediat opozitare të emigrojnë e ta lenë Shqipërinë në dorë të Ramës e kriminelëve e bandat me të cilat po bashkëpunon ?

    1. Nje here thua qe kerkojme lufte vllavrasese dhe pastaj thua qe duam tja mbyllim gojen opozites duke i hequr te drejten e fjales. Te dyja nuk mund te qendrojne ,o njera o tjetra eshte e sakt . Je shume konfuz ne mendime .
      Pastaj thua qe i gjati ine ky shtate vjet ne pushtet dhe e ka katranosur , prandaj duhet te bjere nga pushteti (dhe jam ok ) . Por edhe Berisha ishte tete vjet ne pushtet dhe e katranosi dhe populli perseri e pesoi .
      Pastaj thua qe nje derimen thote se opozita po bene propagande . Une po te pyes : pse ty keto veprime te Bashes nuk te duken propagande boshe ?
      Nese me ke lexuar me vemendje , nuk ma ha mendja se do keshe lexuar ndonje qe te jete me anti Rame ose te pakten hyje tek ata qe nuk e honeps fare te gjatin tone . Por kjo nuk do te thote se une jam aq naiv apo militant dhe te mendoj se vetem Basha eshte alternativa . Me teorine hiq kete qe eshte ne pushtet dhe te vije kush te doje (vetem qe te iki ky ) ,kemi tridhjetevjet dhe ça kemi fituar si popull ? Asnjegje , vetem e kemi pesuar .
      Une thjesht po kerkoj qe te vihen rregulla te sakta loje dhe te fitoje me i miri . Une po kerkoj me shume demokraci , po kerkoj nje lider qe te me udheheq dhe jo te me sundoje . Une po kerkoj qe ti hiqet sulltanlleku lidereve dhe komanden ta marri populli dhe me voten e tij te vendos per fatet e veta . Populli edhe nese gabon ka gjithmone te drejte . Une nuk dua qe nje here te me poshteroj nje bande dhe here tjeter banda rivale . Une dua qe ne te dy dhe te gjithe shqiptaret te jemi te barabart dhe te vendosim vete per fatet tona . Une dua qe Shqiptaret mos te zgjedhin më te keqen më te vogel por me te miren e te mirave . Une dua demokracine , ate demokraci qe ne kete vend pothuajse nuk ka ekzistuar ndonjehere .
      Tung dhe gjithe te mirat nga “derdimeni” , por qe asnjehere nuk ka per tu bere militant , qe asnjehere nuk do jete me te keqen me te vogel . Eshte koha : O gjithçka o hiç .

      1. “O gjithshka o hiç”
        “Të gjitha pushtetet sovjetëve”
        “Pushteti meret me grykën e pushkës e mbahet me grykën e pushkës”
        “Proletarë të gjitha vendeve bashkohuni që të ndërtojmë komunizmin në gjithë botën”
        “Nëse në një arkë ke pesë kokra mollë të kalbura, hidhi në plehra të gjithë mollët”
        “Bar të hamë e idealet e partisë të mos i lëshojmë”
        “O gjithshka o hiç”

  17. PO FLET SI MILITANT QE PRET TE PUNESOHESH OSE JE NAIV SE TE KONVENION .
    EDI RAMA ESHTE KOKRRA E KARAKURVES POR KJO NUK E BENE BASHEN BURRE ME TE MIRE? I KEMI PA TE DY . ME KETE LLOJ SISTEMI ASGJE NUK NDRYSHON . DO IKIN KETA QE JANE E DO VISH TI ME SHOKE. DHE SHQIPTARET DO TA KETE NE BYTHE SI PERHERE.JEPJA PUSHTETIN SHQIPTAREVE DHE INDIVIDEVE PARTIAK OR PALL

  18. Individët e meposhtem , si subjekt i Ligjit Special , te cilet duhet t’u përgjigjen menjehere me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së jane :

    1 EDI KRISTAQ RAMA
    2 LULZIM XHELAL BASHA
    3 ILIR REXHEP META
    4 MONIKA RAMAZAN KRYEMADHI
    5 SALI RAM BERISHA
    6 FATOS THANAS NANO

    Pas burgosjes se emrave te mesiperm per krime te tmerrshme kunder Shqiptareve dhe Shqiperise , individët te cilet duhet t’u përgjigjen menjehere me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së jane :

    1 TAULANT KASEM BALLA
    2 ULSI QERIM MANJA
    3 TOM GJEKË DOSHI
    4 GRAMOZ KASO RUÇI
    5 SHPETIM HYSNI IDRIZI
    6 FATMIR ALI MEDIU
    …………………………………

    101 ……………………………..

    Pas ketyre rradhen e kane te gjithe ata politikane qe e kane rrjepur kete popull . Jane aq shume sa nuk ka format qe ti mbaje , por ata jane te vetedijshem se kush jane , populli i njeh me mire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *