• |
ide | kryesore

“Nuk është Zoti, mund ta mposht”: Verstappen nxeh motorët e Formula 1 e sfidon Hamilton

Sport

Max Verstappen nuk është tipi që fshihet pas fjalëve e duke qenë se objektivi i tij është të bëhet kampion i botës në Formula 1, në shënjestër nuk mund të mos përfundonte Leëis Hamilton. “Është e qartë se në Formula 1 shumë varet nga makinat që dikush ka në dispozicion. Leëis Hamilton është një pilot shumë i fortë, një nga më të mirët, por, nuk është Zoti e unë mund ta mund. Ndoshta Zoti është me të, por ai nuk është Zoti”, ka thënë pa diplomaci piloti i Red Bull.

Verstappen, tre fitore në Botërorin e këtij viti e vendi i tretë në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, këtë vit synon të bëjë edhe më mirë e të sfidojë Hamilton në luftën për titull. “Ne duam vërtetë të sfidojmë Mercedes – ka përsëritur hollandezi – e mendoj se këtë herë jemi në gjendje ta bëjmë. Mezi pres të fillojmë, shoh që në skuadër të gjithë janë të motivuar e të përqendruar. Në 2019 e mbyllëm mirë, duke rezultuar kompetitivë e nuk na mbetet vecse të vazhdojmë”.

Kjo edhe për arsyen sepse, sipas Verstappen, një mënyrë për të mundur Hamilton është: “Ai është vulnerabël nëse vuan një presion konstant, përndryshe mund të ngasë makinën jo në 100%, po të themi 97, e të mos bëjë gabime. Ne këtë vit mund të përmirësohemi akoma e të shohim cdo të ndodhë”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu