• |
ide | kryesore

OFL i sekuestroi pasurinë, reagon Ardian Doçaj: Nuk e njoh fare Jan Prengën

Lajme, Të fundit



Ka reaguar Ardian Doçaj, të cilit në ditën e dytë në terren, Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një serë pasurish. Në një reagim për Report TV ai thotë se ndodhet jashtë Shqipërie dhe me të lexuar emrin e tij në media, është nisur drejt atdheut. Doçaj thotë se nuk ka lidhje me asnjë ngjarje kriminale, e konkretisht as me pengmarrjen e vrasjen e Jan Prengës dhe nuk e di për çfarë arsyesh i janë sekuestruar pasuritë.

Ardian Doçaj thotë se nuk i njeh dhe nuk i ka takuar asnjëherë personat e arrestuar për Jan Prengën të marrë peng më 17 janar 2020 dhe që dyshohet se është vrarë në kompleksin “Golden” në pronësi të Altin Hajrit nga Shijaku, ky i fundit i shpallur në kërkim. Operacioni Forca e Ligjit ndërhyri sot në një aksion në Shkodër në zbatim të aktit normativ Anti-KÇK, ku sekuestroi disa pasuri, banesa, vila e automjete në pronësi të personave që dyshohet të kenë lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërsa në kërkim për këtë ngjarje, si një nga organizatorët e saj është edhe Gentian Doçi.

Si quheni?

Ardian Doçaj.

Cili është problem juaj, përse na keni telefonuar?

Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye.

Po për çfarë ju akuzojnë, cila është akuza?

Akuza është që thojnë që unë jam një prej atyre pengmarrësve.

Të kujt?

Të Jan Prengës.

Ju e njihni këtë person?

Jo, nuk e njoh fare, nuk e di as se ekzistonte.

E kuptoj. Po personat që janë bërë publik në media se janë autorët e rrëmbimit dhe të vrasjes së tij i njihni? I keni takuar ndonjëherë?

Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata.

Po Altin Hajrin?

As nuk e di se çfarë paraqitje ka fare.

Nuk e keni parë asnjëherë?

Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo… në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku.

Thatë që jetoni jashtë Shqipërisë…

Ka 15 vite që jetoj në kurbet.

15 vjet?

Po.

Hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?

Hera e fundit ka qenë me 23 dhjetor të vitit 2018 dhe kam dalë nga Shqipëria në 2 nëntor të 2019 nga Maqedonia, Bullgaria. I kam të gjitha vulat në pasaportë që rezultojnë, në dogana nuk kalojnë false.

Keni ndërmend të vini në Shqipëri ta sqaroni këtë çështje ?

Po, po do vij nesër. Nesër unë zbres në orën 1 pasdite në Podgoricë. /Shqiptarja.com



1 Comment

  1. Kjo OFL detyron SPAK te merret me njerez qe do Rama dhe jo te beje punen per te cilen eshte ngritur. Kaq e thjeshte eshte. SPAK mund te merret shume mire ku i gjeti leket Tahiri per lobim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *