• |
ide | kryesore

OFL kërkesë për Lulzim Berishën: Deklaro pasurinë brenda 48 orësh

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Berisha, ish-kreu i “Bandës së Durrësit” është një prej subjekteve të paketës ‘anti-kçk’.

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, i cili u lirua në vitin 2016 me kusht. Këto të dhëna i bëri të ditura sot zëdhënësja e OFL, enë një deklaratë për mediat teksa u shfaq me kapele e syze dhe dha detaje për ditën e dytë të operacionit. OFL ka dërguar kërkesë me shkrim për Berishën.

Lulzim Berisha i dënuar fillimisht me burg përjetë e më pas me 25 vite, i kishin mbetur vetëm 5 vite dënim për të kryer, kur u lirua nga burgu më 5 dhjetor 2016 pas një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Gjykata i dha lirinë duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës.



5 Comments

  1. Padyshim qe letra do i shkoj dhe ilir beqes e damian gjiknurit qe shfrytezun postin ministror dhe blene shtepi gjigande ne zonen me te shtrenjte te tiranes

  2. o debila populli politizuar ketu behet fjale per kriminele qe kane vene pasuri me vrasje te cilet duhet sa me pare ti sekuistrohet kjo eshte drejtesia

    1. Kjo nuk eshte drejtesi por mungese she abuzim me forcen e shtetit si edhe anashkalim I plote I hallkave te drejtesise. Po kjo behet per populizem per zgjedhjet e ardhshme dhe qe idiotet nuk I kuptojne. Perse nuk sekuesteohen edhe pasurite e atyre qe I lejuan keta “kriminele” ne 7 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *