• |
ide | kryesore

Partizani nuk ka dalë nga kriza: Sormani tani ka kalendarin në favor

Sport



Duhej fitore me cdo kusht dhe Partizani përmbushi misionin: në letër i lehtë, por në situatën në të cilën ndodhej skuadra kryeqytetase më shumë se i komplikuar. Blerjet e ditës së fundit nuk e ndihmuan dot Luftëtarin që të konfirmohej macja e zezë e Partizanit: bluezinjtë dolën të mundur nga stadiumi i tyre 0-3 nën goditjet e Solomon, Brojës e Melos, që i kthejnë buzëqeshjen Sormanit, pas tre humbjeve në tre ndeshjet e para që drejtonte të kuqtë.

E ndoshta emrat që markuan listën e shënuesve janë ato që i bëjnë drejtuesit e Partizanit optimist të mund të shohin investimet e tyre të mëdha, të bëjnë diferencën e shpresuar në gusht, por asnjëherë efektive në pesë muajt e parë të kampionatit. Solomon, sulmuesi kryesor i të kuqve, nuk shkonte në gol prej 4 muajsh, pikërisht nga deri i 29 shtatorit. Goli i parë me fanellën e të kuqve për mesfushorin Broja, ndërsa pozicioni i ri në 4-4-2 klasik të Sormanit e ka bërë më të lirshëm taktikisht Melon, spektakolar në golin e tretë në Gjirokastër.

Me këtë system loje, tekniku garantoi më shumë mbulim të mesfushës dhe ekuilibër në prapavijë, duke u kthyer tek fitorja në kampionat për herë të parë që nga 22 dhjetor 2019, në suksesin 1-0 kundër Vllaznisë. Partizani i Sormanit merr pikët e para, në tentativë për të përmirësuar bilancet: në tetë ndeshjet e fundit mes kampionatit e Kupës, të kuqtë kanë vetëm dy fitore dhe gjashtë humbje e tani kalendari i thjeshtohet nga sfida me Flamurtarin. Sormanit i është kthyer buzqëeshja, por e ka të qartë se nga kriza nuk dilet duke fituar kundër skuadrave që kanë rënë tashmë praktikisht nga Kategoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *