• |
ide | kryesore

Për muaj më rradhë përndiqej, moderatori i njohur kërkon ndihmë në polici

Paparazzi, Slider



Për muaj më radhë moderatorin italian Carlo Conti e ka përndjekur një grua duke e detyruar të paraqesë një ankesë te autoritetet.

Mediat italiane shkruajnë se Conti përndiqej nga një admiruese, e cila i mbushte kutinë e postës së tij elektronike me mesazhe të panumërta. Ankesa përfundoi në duart e zëvendësprokurorit Francesco Gualtieri, ndërsa magjistratura ka deleguar policinë për të gjurmuar adhuruesen sekrete. Moderatori është i martuar dhe i dashuruar me Francesca Vaçaro-n.

Të martuar që nga viti 2012 dhe prindër të Matteo-s së vogël, ata të dy janë cilësuar si çifti perfekt. Carlo Conti nuk është personazhi i famshëm i vetëm që është ngacmuar nga fansat. Para tij, Sarah Felberbaum, Sabrina Ferilli, Barbara De Rossi, Michelle Hunziker, Elisabetta Canalis, Flavio Insinna dhe Francesco Façhinetti raportuan raste të ngjashme.



1 Comment

  1. E ka Vakaro (jo Vaçaro) dhe shkruhet Vaccaro, sikurse Fakineti (jo Façhinetti). Nese nuk dini te shkruani mjafton ti kopjoni ne Italisht..Me siguri jeni nga ata qe lexojne Lamborxhini jo Lamborgini(Lamborghini)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *