• |
ide | kryesore

Personazhet që në 2020-n humbën më shumë se 20 kile (FOTO)

Paparazzi, Slider



Viti 2020, përveç se na solli një dekadë të re ndryshoi shumë dhe disa nga personazhet të paktën nga pamja e jashtme. 2019 ishte viti i marrjes së vendimeve të mëdha për disa prej tyre që kanë qenë pak mbi peshë.

Fifi: ka përdorur balonin gastrit, i cili konsiston në vënien në stomak të një baloni që redukton gradualisht sasinë e ushqimit që konsumohet. Që prej gushtit të vitit të kaluar rënia nga pesha është shumë e dukshme. Që në tre muajit e parë ajo hoqi 12 kile.

Julian Deda: Gjithashtu ju nënshtrua një operacioni për të rënë nga pasha. Në një intervistë ai është shprehur: Kishte ardhur një moment që të bëja një gjë për veten time. Kam futur një top tek barku dhe ai po më ndihmon që të bie në peshë. Balon gastrik presupozon që zë volumin e stomakut. Unë s’kam kompleks. Por më ka shtyrë shëndeti, pas moshës 40 vjeç fillojnë problemet kardiovaskulare. Kam rënë 8 kilogram muajin e parë. Gruaja më thotë nuk gërhet më.”

Marsela Çibukaj: Ndryshe nga të tjerat na surprizoi me një rënie drastike nga pasha. 40 kile brenda 1 viti. Dhe pse komentet e shumta të publikun kanë qenë se dhe pak e shëndetshme ajo pëlqehej po njësoj duket se këngëtarja tani ndihet më mirë dhe më energjike.

Mateus Frroku: këngëtari gjithashtu ka bërë shumë ndryshim në pamjen e tij në vitin 2019. Ai ka rënë 36 kile për 9 muaj.

“Ajo që ishte më e rëndësishme ishte që performancat e mia në skenë filluan që të kishin lodhje dhe thashë: ‘Prit tani, se kjo është ajo gjëja për të cilën ti do të jetosh dhe për të cilën ti punon kaq shumë. Nuk duhet që të bëhesh vartës i dëshirës për të ngrënë ushqim apo për të mos qenë i kujdesshëm për fizikun tënd’. Mora një vendim duke mos e ditur se si do të reagonte fiziku im. Fatmirësisht, ia dola dhe tani jam në një ditë që në rast se nuk bëj regjimin tim apo ecjen e zakonshme, më duket sikur i kam marrë 36 kilet që kam lënë”, – ka thënë Mateus.

Gjithashtu një ndryshim kaq të madh në pamje ka patur dhe këngëtarja e huaj Adele: Mediat kanë shkruar se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri të ulëta në kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *