• |
ide | kryesore

Serhat Teoman poston foto me aktoren e re, fansat vënë re një detaj (FOTO)

Paparazzi, Slider



Aktorët turk Serhat Teoman dhe Beren Gokyildiz janë shumë të njohur tashmë për publikun shqiptar pasi kanë luajtur në disa seriale. Në serialin “Bija ime” ata luajtën për herë të parë së bashku.

Ky serial përfundoi në Turqi në maj të vitit të kaluar dhe pas kaq shumë kohësh Xhemal dhe Ojky janë takuar sërish. Ata kanë bërë një foto të cilën e kanë publikuar në rrjete sociale. “Bija ime më erdhi për vizitë. U bashkuam”-ka shkruar Xhemal në këtë foto. Mirëpo fansat e kanë kritikuar aktorin duke i thënë se Ojky nuk ishte bija e tij në serial, por e Demirit. “Ajo është vajza e Demirit, akoma nuk e ke mësuar”-i komenton një ndjekës. “Ky akoma nuk e pranon që Ojky është vajza e Demirit”-komenton një tjetër.

Aktori nuk i është përgjigjur komenteve por me siguri ai e quajti Ojkyn “vajzën e tij” me përkëdheli.

© SYRI.net



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *