• |
ide | kryesore

Video/ Gol me dorë, arrogancë në zëvendësim, Dugarry sulmon Mbappé: “Fëmijë i llastuar”

Sport, Video



Kampion bote po, por mbetet gjithnjë 22 vjec. Kylian Mbappé në orët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për statistika impresionuese, por për sjelljen. Fenomeni francez, në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Montpellier, është zëvendësuar në të 68′ nga tekniku Tuchel: reagimi i numrit 7 i ka lënë të gjithë pa fjalë, me trajnerin që u përpoq ti shpjegonte arsyet e tij sulmuesit, që e injoroi dhe u ul në pankinë.

Të gjithë pa fjalë, përvec njërit. Cristophe Dugarry, kampion bote me Francën në 98, që duke folur për RMC Sport ka sulmuar ashpër: “Ndershmërisht, kur pashë pamjet u mërzita. Kur pashë Mbappé të bëjë dicka të tillë thashë: nuk është e mundur që po e bën. Eshtë një djalosh që na kujton gjithnjë se është më i matur se të tjerët… por dicka e tillë ishte për fëmijët e llastuar”.

Në dhomat e zhveshjes, gjeste të tilla nuk mund të pranohen. Motivi i parë është për respekt të shokëve: “E adhuroj si lojtar, është një futbollist i jashtëzakonshëm e shpresoj ta shoh gjithnjë mirë. Më erdhi keq ti shihja atë reagim. Eshtë mungesë respekti ndaj Tuchel, e mbi të gjithë shokëve të skuadrës në pankinë, si Icardi e Cavani…nuk e shoh më Mbappé me sytë e mëparshëm”. Një polemikë e lindur nga hici, me PSG në avantazh 5-0 e me kampionatin në xhep.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *