• |
ide | kryesore

(VIDEO) Të shtëna me armë, ndjekje dhe 5 makina të përplasura, çfarë ndodhi sot në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot, në Krastë të Elbasanit, pas një ndjekjeje nga policia, 5 makina përfunduan të aksidentuara dhe 5 persona mbetën të plagosur. Personi që ngriti në këmbë policinë e Elbasanit është shtetasi Aldiron Shehu, i cili është arrestuar.

Ky person udhëtonte me një makinë tip “volkswagen pasat” me targa greke nga Korça. Aty nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe ka vijuar rrugën drejt Pogradecit. Po ashtu edhe në Pogradec e Librazhd nuk i ka qëndruar postblloqeve.

Është njoftuar policia e Elbasanit e cila ka ngritur një postbllok me forca rendi dhe shqiponjash për të ndaluar të dyshuarin. Ky i fundit nuk i ka qëndruar as postbllokut dhe ka përplasur një mjet të forcave “Shqiponja”. Më pas për shkak të lëvizjes, mjeti i Shehut ka dalë në krahun tjetër të rrugës dhe ka përplasur dhe 2 mjete të tjera.

Gjatë kësaj kohe policia ka qëlluar në ajër për të paralajmëruar Shehun, i cili u vu në pranga. Ai rezulton me precedentë penal pasi të njëjtin episod e ka kryer edhe gjatë vitit 2018.



3 Comments

  1. Te ngrihemi ne protesta popullore policine ta hedhim ne Lane dhe Aldironin tashpallim hero te demokracise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *