• |
ide | kryesore

“Dua të largohem nga United”: Pogba del hapur, duke ia thënë shokëve të skuadrës

Sport



Emri i Paul Pogba vazhdon të mbajë gjallë merkaton. Raporti mes francezit e Manchester United mbetet i shkatërruar dhe po shkon në fund. Situata nuk mund të mos i pëlqejë dy klubeve që kanë si objektiv mesfushorin: Real Madrid e Juventus. Edhe për këtë, të dhënat e fundit që vijnë nga Anglia mbajnë të hapur mundësinë e një ndryshim fanelle të francezit.

Sipas asaj që mësohet, Pogba i ka konfirmuar shokëve të tij të skuadrës dëshirën për tu larguar sa më shpejt nga Red Devils. Mesfushori kampion bote vazhdon të mendojë se aventura e tij tek Manchester ka mbërritur në fund, pavarësisht se në dhomat e zhveshjes konsiderohet një element i pazëvendësueshëm i skuadrës. Si kanë shkuar gjërat, vështirë se Pogba do të jetë sërisht me fanellën e United sezonin e ardhshëm.

Nga ana e tij Juventus ka mohuar gjithnjë të jetë i interesuar të risjellë Oktapodin në Torino, ndërsa Zidane nuk e ka mohuar kurrë vlerësimin për bashkëkombasin e tij e dëshirën për ta patur me vete. Pavarësisht kësaj, bardhezinjtë e Real mund të nisin një betejë për ti rrëmbyer një “po” nga Pogba. Edhe pse para së gjithash duhen gjetur 100 milionë euro e të bindet Raiola…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *